Sulmi me 9 viktima në Turqi, autori 14-vjeçar u “frymëzua” nga Elliot Roger
Detaje të reja janë zbardhur lidhur me të shtënat e regjistruara të martën në një shkollë në Turqinë jugore ku humbën jetën nëntë persona. Mësohet se autori 14-vjeçar ishte “inspiruar” nga një masakër e regjistruar në vitin 2014 në Shtetet e Bashkuara.
“Provat fillestare të hetimit treguan se autori përdori një imazh në profilin e tij në WhatsApp që i referohej Elliot Roger, i cili kreu një sulm në Shtetet e Bashkuara në vitin 2014”, sipas një deklarate të lëshuar nga drejtoria e përgjithshme e policisë turke.
Elliot Roger kreu një masakër në Isla Vista, Kaliforni, në vitin 2014. I riu vrau gjashtë persona në një kampus universitar në Santa Barbara, përpara se të vriste veten.
Ai shpjegoi në një video që regjistroi para masakrës se do ta kryente sulmin si një mënyrë “ndëshkimi” për gratë që e refuzuan. Autori i masakrës së djeshme gjithashtu ka vdekur ndërsa ende nuk dihet nëse ishte vetëvrasje.
“Pajisjet kompjuterike të sekuestruara gjatë kontrolleve në shtëpinë e autorit të krimit dhe automjetin e babait të tij po analizohen aktualisht dhe sipas informacionit fillestar të mbledhur, nuk është vërtetuar asnjë lidhje me terrorizmin, ky duket të jetë një incident i izoluar”, sipas policisë turke.
Pakistani: Ceremonia e nënshkrimit të marrëveshjes SHBA-Iran në Zvicër është anuluar
“Falenderoj Putin dhe Jinping”, Trump: Qëndruan neutralë gjatë konfliktit, nuk më penguan
Katar: Marrëveshja SHBA-Iran përbën bazën për fazën tjetër të negociatave
- 17:58 Lisi 1200-vjeçar i Robin Hood thahet në pyllin Sherwood, shkak vizitorët e shumtë dhe temperaturat e larta
- 17:54 Parlamenti Europian kërkon përdorimin e shqipes në provimet shtetërore në Maqedoninë e Veriut
- 17:53 Lehtësohet njohja e diplomave për të rinjtë nga Mali i Zi që studiojnë në Shqipëri
- 17:49 Pakistani: Ceremonia e nënshkrimit të marrëveshjes SHBA-Iran në Zvicër është anuluar
- 17:46 “Falenderoj Putin dhe Jinping”, Trump: Qëndruan neutralë gjatë konfliktit, nuk më penguan
- 17:45 Ministri polak i Mbrojtjes: Pentagoni i hapur ndaj ofertës së Polonisë për të strehuar një bazë të përhershme amerikane