Ndarja nga jeta e kongresmenit Eliot Engel, nis me një minutë heshtje seanca plenare në Kuvend

16 Prill 2026 | 10:24

Seanca e plenare këtë të enjte ka nisur me një minutë heshtje në nder të kongresmenit amerikan, Eliot Engel i cili u nda nga jeta pak ditë më parë. Ish-kongresisti amerikan, Eliot Engel u nda nga jeta në moshën 79-vjeçare. Ai ishte një nga mbështetësit më të mëdhenj të Kosovës.

Ai ka qenë mbledhësi kryesor i mbështetjes së Kongresit për njohjen e pavarësisë së Kosovës nga Serbia, në vitin 2008. Pas 1 minutë heshtje, seanca në Kuvend vijoj me fjalën e kryeparlamentarit Niko Peleshi i cili lexoi rendin e ditës.

“Eliot Engel ishte mik i madh i shqiptarëve dhe mbështetës i fortë i çështjes sonë kombëtare. I paharruar qoftë kujtimi i tij”, tha Peleshi.

Në vijim të rendit të ditës, do të zhvillohet interpelancë me Kryeministrin Edi Rama, si dhe me zëvendëskryeministren Albana Koçiu, të kërkuara nga deputetët Agron Shehaj dhe Erald Kapri.

Seanca përfshin gjithashtu shqyrtimin e disa projektligjeve, mes të cilave ratifikimi i marrëveshjeve ndërkombëtare në fushën e energjisë, bashkëpunimit teknik dhe mjedisit, si dhe projektligje që lidhen me sektorë të ndryshëm, përfshirë sigurinë dhe administratën publike.

Ndër pikat e rendit të ditës është edhe zgjedhja e kryetarit të Komisionit të Autoritetit të Konkurrencës.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Çollaku komenton Kuvendin Kombëtar të protestës: Është kurth për ta shuar

Politikani Kreshnik Çollaku i ftuar këtë të premte në emisionin “Review” me Greta Topjana në Euronews Albania ka folur lidhur me protestën. Gjatë fjalës së...
22:24 | 03/07/2026

Protestuesit nisin marshimin në rrugët e Tiranës

Mbrëmjen e kësaj të enjte ka nisur marshimi i qytetarëve në rrugët e Tiranës. Pas qëndrimit prej gati 2 orësh para Kryeministrisë, protestuesit kanë vijuar...
21:55 | 03/07/2026

Sekuestrohen 46 kg kanabis në Rinas pas kontrollit të fluturimit Toronto-Tiranë, dy persona nën hetim

Autoritetet doganore, në bashkëpunim me Policinë e Shtetit, kanë goditur një tentativë për trafikim të lëndëve narkotike në Pikën e Kalimit Kufitar të Rinasit, në...
21:46 | 03/07/2026