Rama vizitë pune në Itali dhe Spanjë, zbardhet agjenda

16 Prill 2026 | 10:56

Kryeministri Edi Rama do të zhvillojë një vizitë pune në Romë dhe Barcelonë në datat 16-18 prill, në kuadër të angazhimeve ndërkombëtare dhe forcimit të bashkëpunimit me partnerët evropianë.

Gjatë qëndrimit në Itali, Kryeministri Rama pritet të zhvillojë një takim me Kryeministren Giorgia Meloni, si dhe me Ministrin e Mbrojtjes Guido Crosetto, në fokus të të cilave do të jenë projektet e përbashkëta dhe thellimi i marrëdhënieve dypalëshe.

Më pas, Kryeministri Rama do të udhëtojë drejt Barcelonës, ku me ftesë të Kryeministrit spanjoll Pedro Sánchez, do të marrë pjesë në punimet e mbledhjes së katërt të Samitit “Në Mbrojtje të Demokracisë”.

Samiti do të fokusohet në tema kyçe si institucionet dhe multilateralizmi, si edhe dezinformimi dhe teknologjia digjitale, me theks të veçantë në rregullimin e mjedisit dixhital, forcimin e institucioneve demokratike, si dhe adresimin e pabarazive si një element themelor për një demokraci më të qëndrueshme.

Në kuadër të këtij aktiviteti, Kryeministri Rama pritet të zhvillojë edhe takime bilaterale me Kryeministrin Sánchez dhe Presidentin e Këshillit Evropian, António Costa.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Aksident i rëndë në Durrës, përmbyset një makinë. Dy të lënduar (VIDEO)

Një aksident i rëndë automobilistik është regjistruar mbëmjen e kësaj të hëne në rrugën “Vllazërimi” në Durrës, ku dy automjete janë përplasur me njëra-tjetrën. Si...
22:30 | 27/07/2026

“Më erdhi keq për çfarë ndodhi”, Erla zbulon bisedën me Shehajn që bëri me punonjësen e Kuvendit

Një incident është regjistruar këtë të hënë ku një punonjëse e Kuvendit është rrëzuar nga shkallët teksa po ndiqte deputetin dhe kreun e Partisë Mundësia,...
21:41 | 27/07/2026

Mori një kopje të marrëveshjes së huasë me SHBA-në, Rama i reagon Shehajt: Dëshmoi se vesi del me shpirtin

Kryeministri Edi Rama përmes një postimi në “Facebook” ka reaguar lidhur me incidentin e regjistruar këtë të hënë ku deputeti dhe kreu i Partisë Mundësia,...
19:38 | 27/07/2026