Mashtrimi me call center-a i shtetasve gjermanë, SPAK mbyll hetimet dhe çon për gjykim 8 persona

16 Prill 2026 | 16:22

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka përfunduar hetimet dhe ka dërguar për gjykim tetë persona të akuzuar për mashtrime kompjuterike ndaj shtetasve gjermanë, përmes call center-ave.

Sipas SPAK, në Gjykatën e Posaçme të Shkallës së Parë është depozituar kërkesa për gjykimin e procedimit penal nr. 42 të vitit 2024.

Në qendër të hetimit janë Emiljano Sejdillari dhe Sokol Krasniqi, të cilët akuzohen për mashtrim kompjuterik të kryer në bashkëpunim në formën e grupit të strukturuar kriminal, si dhe për pjesëmarrje në organizatë kriminale.

Ndërkohë, Rodrigo Guga, Eltion Logu, Tafil Dyrmishi dhe Lisjane Çulani akuzohen për të njëjtat vepra penale, të kryera në kuadër të një grupi të strukturuar kriminal. Po ashtu, Klejdi Nuka dhe Mateo Llozhi përballen me akuzën e mashtrimit kompjuterik në bashkëpunim.

Hetimet për këtë çështje nisën pas një kërkese për ndihmë juridike nga Prokuroria e Përgjithshme e Karlsruhe në Gjermani.

Analiza e plotë çoi në rezultatin e qartë të ekzistencës së një grupi të strukturuar kriminal me qëllim mashtrimin e shtetasve gjermanë përmes Call Centrer, të paregjistruara si biznese në organet tatimore.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Dita e 29-të e protestës, nis grumbullimi i qytetarëve në Sheshin “Skënderbej” (VIDEO)

Edhe këtë të dielë, qytetarët kanë nisur të mblidhen për të vijuar me protestën e cila po vijon prej 29 ditësh në kryeqytet. Aktivistë dhe...
19:15 | 28/06/2026

50 piktorë bëhen bashkë në festivalin ndërkombëtarë të akuarielit “Lin Aqua” 2

Ka nisur në Pogradec Festivali Ndërkombëtar i Akuarielit “Lin Aqua” 2, eventi ndërkombëtar që bën bashkë mbi 50 piktorë nga e gjithë bota. Nëpërmjet bojërave...
18:48 | 28/06/2026

Temperaturat e larta, ISHP apelon për kujdes nga helmimet ushqimore

Temperaturat e larta tashmë janë kthyer në një emergjencë shëndetësore në Europë. Kur termometri po I afrohet 40 gradë celsius edhe në Shqipëri, specialistët e...
18:34 | 28/06/2026