Sot protesta e opozitës, Berisha zbulon skenarët e protestës pak orë para nisjes së saj

17 Prill 2026 | 13:11

Këtë të premte disa orë para protestës ka folur kreu i Partisë Demokratike lidhur me skenarët e zhvillimit të sotëm opozitar. Berisha tha se lëvizja e sotme do të jetë një nga protestat më të fuqishme sipas tij dhe ndryshe nga protestat e mëparshme.

“Kryengritjen e tyre paqësore më të fuqishme që ka njohur Shqipëria. Ngrihen mbi dhunën, për të mbrojtur nderin e çdo shqiptari ndaj një agresioni të rëndë, të një organizatë kriminale të drejtuar nga Rama. Akti i fundit i Ramës, është akti më armiqësor që ka ndërmarrë në serinë e akteve armiqësore. Bllokimi i heqjes së imunitetit nga Edi Rama ishte një mburojë për veten e tij pasi në dosjen e Ballukut Rama është aksionet me 60% të veprave kriminale që mban ajo dosje”, tha Berisha.

Ndërkohë sipas tij një tjetër arsye për t’u ngritur në protestë është dhe çmimi i naftës.

“Të gjitha vendet në Europë dyfishuan subvencionet për naftën për fermerët, Rama me një akt të papërgjeshmërisë absolute e hoqi dhe atë pak që jepte”, tha Berisha.

Skenari i kësaj protestë sipas Berishës do të jetë kryengritje paqësore, por që asnjë forcë në botë nuk do ta ndalë.

“Kryengritja paqësore e opozitës nuk ndalet dhe nuk ka forcë në botë që ta ndalë, kjo kryengritje është jetike”, tha ai.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Rama mbron projektet në Sazan dhe Zvërnec: Patriotizmi nuk matet me parulla

Kryeministri Edi Rama reagoi ndaj protestave të fundit kundër projekteve zhvillimore në ishullin e Sazanit dhe në Zvërnec, duke i cilësuar akuzat e ngritura si...
21:55 | 09/06/2026

“Shkruam historinë e 12 mandateve”, Balluku: Fierin e kemi kryeqytet të PS-së, ndryshe nga sa thonë vlonjatët

Drejtuese e PS-së në qarkun e Fierit, Belinda Balluku, ka folur në aktivitetin e organizuar në Fier në kuadër të turit të kryeministrit Edi Rama...
19:33 | 09/06/2026

Protestuesit marshojnë drejt Kryeministrisë, thirrje për dorëheqjen e Ramës

Pasi qëndruan për rreth 30 minuta në sheshin “Skënderbej”, protestuesit nisën marshimin drejt bulevardit “Dëshmorët e Kombit” dhe Kryeministrisë. Gjatë marshimit, qytetarët bën thirrje ku...
18:43 | 09/06/2026