Ministri Hoxha në Forumin e Diplomacisë së Antalias

17 Prill 2026 | 13:14

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, ndodhet në Antalia, ku po merr pjesë në Forumi i Diplomacisë së Antalias, një nga platformat më të rëndësishme globale të dialogut politik dhe diplomatik.
Edicioni i këtij viti, që zhvillohet nga 17 deri më 19 prill 2026, mbledh liderë shtetesh, ministra dhe përfaqësues të organizatave ndërkombëtare, duke u fokusuar në temën “Hartëzimi i së nesërmes, menaxhimi i pasigurive”. Diskutimet synojnë adresimin e sfidave të rendit ndërkombëtar dhe nevojën për bashkëpunim të koordinuar në një kontekst global gjithnjë e më kompleks.

Ministri Hoxha është ndër folësit kryesorë në panelin “Arritja e paqes në Ballkan: Dialog, Biznes dhe Ndërlidhje”, ku pritet të theksojë rëndësinë e bashkëpunimit rajonal si një element kyç për paqe të qëndrueshme, zhvillim ekonomik dhe avancimin e integrimit evropian të vendeve të Ballkanit Perëndimor.

Në kuadër të vizitës në Antalia, kryediplomati shqiptar do të zhvillojë gjithashtu takime bilaterale me homologë nga vendet e Bashkimi Evropian, rajoni dhe më gjerë, si dhe me përfaqësues të lartë të organizatave ndërkombëtare.

Po ashtu, ai do të marrë pjesë në takimin e tretë të Platformës së Paqes në Ballkan, një nismë e ndërmarrë nga ministri i Jashtëm i Turqisë, Hakan Fidan, që synon forcimin e dialogut dhe bashkëpunimit rajonal në fusha kyçe si siguria energjetike, ndërlidhja infrastrukturore dhe zhvillimi ekonomik.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Rama reagon sërish për Zvërnecin: Nuk sheh syri, sheh mendja

Kryeministri Edi Rama ka reaguar këtë të mërkurë në kuadër të debatit dhe protestave kundër projektit në Zvërnec, duke publikuar një status të plotë ku...
18:36 | 03/06/2026

Kryebashkiakët e Dibrës kundër ndryshimit të hartës territoriale: Do të vështirësonte shërbimet ndaj qytetarëve

Kryetarët e të gjitha bashkive të Qarkut të Dibrës janë shprehur kundër çdo ndryshimi të mundshëm të hartës territoriale, gjatë një seance dëgjimore në Komisionin...
18:00 | 03/06/2026

“E dija që i kishte paratë”, Berisha për Zvërnecin: Kam qenë dakord që në fillim me projektin Kushner

Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha tha në një komunikim për mediat nga mbledhja e grupit të PD se ka qenë pro projketit për investimin...
13:56 | 03/06/2026