Trump: Armëpushimi me Iranin mund të përfundojë nëse nuk arrihet një marrëveshje deri të mërkurën
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump ka deklaruar se mund t’i japë fund armëpushimit me Iranin, nëse deri të mërkurën nuk arrihet një marrëveshje afatgjatë për t’i dhënë fund luftës.
“Mund të mos e zgjas, por bllokada mbi portet iraniane do të mbetet”, u tha Trump gazetarëve në Air Force One, duke u kthyer në Uashington nga Phoenix.
“Pra, ka një bllokadë dhe për fat të keq na duhet të fillojmë të hedhim bomba përsëri”, shtoi ai.
Trump shtoi gjithashtu se SHBA-të do të blinin rezervat e uraniumit të pasuruar të Iranit, duke paralajmëruar se kjo mund të bëhej edhe në një mënyrë armiqësore.
“Sigurisht që nuk do t’ju them se kur. Nëse e nënshkruajmë marrëveshjen, atëherë mund t’ju jap afatin kohor. Do të bashkëpunojmë me Iranin dhe do ta sjellim uraniumin përsëri në Shtetet e Bashkuara”, tha Trump.
“Nëse nuk e bëjmë këtë, do ta bëjmë në një formë tjetër, në një mënyrë shumë më armiqësore”, shtoi Trump.
Ndërkohë, delegacionet amerikane dhe iraniane pritet të mbërrijnë në Pakistan këtë fundjavë dhe ndoshta të zhvillojnë negociata të hënën, sipas burimeve iraniane. Megjithatë, Shtetet e Bashkuara nuk kanë konfirmuar nëse këto takime janë planifikuar.
Sulmet ruse në Ukrainë lënë të paktën gjashtë të vdekur dhe 20 të plagosur
Sulmet në Sudan vrasin të paktën 9 civilë, disa të plagosur
Washington Post: Netanyahu mund të sabotojë marrëveshjen SHBA–Iran
- 20:09 Macron dhe Sanchez kundër kampeve të deportimit jashtë BE-së: Nuk janë efektive, bien ndesh me vlerat evropiane
- 19:53 Sulmet ruse në Ukrainë lënë të paktën gjashtë të vdekur dhe 20 të plagosur
- 19:48 Gjendet i mbytur një 62-vjeçar në liqenin e Viroit në Gjirokastër
- 19:41 BE-ja shpërndan 34 milionë euro për Armeninë mes ndikimit të kufizimeve tregtare ruse
- 19:37 Aktivistët dhe qytatarët nisin marshimin nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë
- 19:36 Sulmet në Sudan vrasin të paktën 9 civilë, disa të plagosur