BE-ja shpërndan 34 milionë euro për Armeninë mes ndikimit të kufizimeve tregtare ruse

19 Qershor 2026 | 19:41

Bashkimi Europian ka shpërndarë 34 milionë euro mbështetje të menjëhershme financiare për Armeninë, me qëllim zbutjen e ndikimit të kufizimeve tregtare ruse në sektorin privat të vendit.

Pagesa, e konfirmuar të premten nga Komisioni Europian, përbën këstin e parë të një pakete më të gjerë ndihme të njoftuar nga Presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen. Paketa përfshin gjithashtu masa për lehtësimin e tregtisë dhe iniciativa të tjera që synojnë forcimin e qëndrueshmërisë ekonomike të Armenisë.

Fondet u lëvruan vetëm dy javë pas një bisede telefonike mes von der Leyen dhe kryeministrit armen Nikol Pashinyan, ndërsa Brukseli e cilësoi këtë hap si pjesë të zbatimit të shpejtë të angazhimeve të marra më herët.

Sipas Komisionit Europian, programi i mbështetjes bazohet në marrëveshjet e arritura gjatë samitit BE-Armeni të muajit të kaluar dhe synon të thellojë bashkëpunimin ekonomik, të zgjerojë aksesin e prodhuesve armenë në tregje dhe të mbështesë sektorët e goditur nga ndërprerjet tregtare, përfshirë industrinë agro-ushqimore, prodhimin e luleve dhe sektorë të tjerë të orientuar drejt eksportit.

Masat e ardhshme do të përfshijnë iniciativa tregtare, aktivitete për krijimin e lidhjeve mes bizneseve dhe skema të posaçme për lehtësimin e aksesit në treg. Një task-forcë e përbashkët BE-Armeni për Rezistencën Ekonomike do të vazhdojë të mbikëqyrë zbatimin e këtyre masave.

“BE-ja qëndron fort me Armeninë — një vend sovran, demokratik dhe i pavarur. Mbështetja e sotme do të ndihmojë në adresimin e sfidave të menjëhershme ekonomike, duke hapur njëkohësisht mundësi të reja për bizneset armene për të tregtuar me tregjet rajonale dhe evropiane. Ky është solidaritet evropian në veprim”, deklaroi komisionerja e BE-së për zgjerimin, Marta Kos.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Macron dhe Sanchez kundër kampeve të deportimit jashtë BE-së: Nuk janë efektive, bien ndesh me vlerat evropiane

Presidenti francez Emmanuel Macron dhe kryeministri spanjoll Pedro Sánchez kanë kundërshtuar hapur planet për ngritjen e qendrave të deportimit të migrantëve jashtë Bashkimit Europian, duke...
20:09 | 19/06/2026

Evropa drejt kufizimit të rrjeteve sociale për të miturit

Vendimi i Mbretërisë së Bashkuar për të kufizuar ose ndaluar aksesin e adoleshentëve në rrjetet sociale kanë rihapur debatin në të gjithë Europën mbi sigurinë...
18:39 | 19/06/2026

Von der Leyen u tha udhëheqësve të BE-së se është koha e duhur për të shqyrtuar një mandat për bisedime me Rusinë

Presidentja e Komisionit Evropian von der Leyen u tha udhëheqësve të BE-së se është koha të jenë të përgatitur dhe të shqyrtojnë një mandat të...
15:49 | 19/06/2026