Irani kthehet në çështje politike në Kupën e Botës 2026

19 Qershor 2026 | 20:27

Irani ka paralajmëruar një ankesë zyrtare në FIFA pas debutimit në Kupën e Botës 2026, duke pretenduar se kufizimet e vendosura nga SHBA ndikuan negativisht te ekipi. Futbollistët iranianë nuk lejohen të qëndrojnë në territorin amerikan dhe janë detyruar të bazohen në Tijuana të Meksikës, duke udhëtuar për çdo ndeshje.

Pas barazimit 2-2 me Zelandën e Re, trajneri Amir Ghalenoei dhe kapiteni Mehdi Taremi u ankuan për lodhjen e shkaktuar nga udhëtimet e shpeshta dhe kontrollet kufitare. Situata u rëndua edhe nga refuzimi i vizave për 11 anëtarë të delegacionit iranian.

Ndërkohë, në Los Angeles pati protesta kundër ekipit iranian nga pjesëtarë të diasporës iraniane, ndërsa himni kombëtar u shoqërua me fishkëllima. Pavarësisht tensioneve politike dhe logjistike, lojtarët iranianë deklaruan se ndjenë mbështetje të madhe nga tifozët në stadium.

Tashmë FIFA pritet të shqyrtojë çështjen, e cila ka tejkaluar kufijtë e futbollit dhe është kthyer në një debat diplomatik e politik

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Studimi: Ish-futbollistët profesionistë kanë rrezik për depresion dhe ankth

Ish-futbollistët profesionistë kanë rrezik më të lartë për depresion, ankth dhe ndryshime në tru, sipas një studimi të ri të prezantuar në Konferencën Ndërkombëtare të...
18:38 | 14/07/2026

Lamine Yamal kundër Mbappe, yjet e La Ligës gati për përballjen e Kupës së Botës

Franca dhe Spanja do të rinovojnë një nga rivalitetet më joshëse ndërkombëtare në Dallas të martën, me një vend në finalen e Kupës së Botës...
15:54 | 14/07/2026

Haaland kthehet në Norvegji pas eliminimit nga Kupa e Botës, bëhet sërish viral me “mikun” e tij

Erling Haaland është rikthyer në qendër të vëmendjes, edhe pse Norvegjia u eliminua nga Kupa e Botës pas humbjes 2-1 ndaj Anglisë në çerekfinale. Sulmuesi...
14:21 | 14/07/2026