Lëvizte i armatosur me pistoletë, vihet në pranga 32-vjeçari në Durrës! I gjendet municion luftarak në banesë

20 Prill 2026 | 09:09

Policia e Durrësit këtë të hënë ka vënë në pranga një 32-vjeçar, pasi lëvizte i armatosur. Në kuadër të operacionit të koduar “Mesnata”, në pranga ka rënë shtetasi E. K.

Sipas raportimeve të policisë, 32-vjeçarit, në çantën e tij (marsup), iu gjet një armë zjarri pistoletë, të cilën e posedonte pa leje, ndërsa gjatë kontrollit të banesës iu gjet edhe një sasi municioni luftarak.

 “Shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponja”, në vijim të punës për identifikimin dhe ndalimin e shtetasve që qarkullojnë me armë pa leje, bazuar edhe në informacionet e siguruara në rrugë operative, në bashkëpunim me Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Durrës, organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “Mesnata”.

Gjatë operacionit, në lagjen nr. 18, u ndalua automjeti me drejtues shtetasin E. K.

Shërbimet e Policisë, gjatë kontrollit fizik, shtetasit E. K., në çantën marsup i gjetën 1 armë zjarri pistoletë, të cilën e posedonte pa leje, ndërsa gjatë kontrollit të banesës iu gjet edhe një sasi municioni luftarak.

Nga verifikimet e mëtejshme rezultoi se 32-vjeçari drejtonte automjetin pa leje drejtimi.

Në përfundim të veprimeve procedurale, u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit E. K., 32 vjeç, banues në Durrës, për veprat penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit” dhe “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt””, thuhet në njoftimin e policisë.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë së Durrësit, për veprime të mëtejshme.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

761 euro për person, sa para lë një turist në Shqipëri? Shifrat nga “Data Centrum”

Këtë të hënë, në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania, është diskutuar mbi shpenzimet e turistëve të huaj në Shqipëri. Të dhëna nga...
22:30 | 20/07/2026

Sondazhi zbulon nga vijnë turistët e huaj në Shqipëri, cili shtet kryeson listën

Sipas një sondazhi të realizuar nga Data Centrum, i diskutuar në emisionin “Now me Erla Mëhillin”, është zbuluar edhe përbërja sipas shtetësisë e turistëve të...
22:24 | 20/07/2026

Pse po zgjedhin Shqipërinë turistët? Drejtoresha e “Data Centrum” zbulon arsyet

Sonila Çela, Drejtore e Institutit kërkimor Data Centrum, ka folur në “Now” lidhur me arsyet pse turistët e huaj zgjedhin Shqipërinë. Çela ka shpjeguar edhe...
22:19 | 20/07/2026