Protesta e opozitës, PD kallëzon në SPAK ministrin Lamallari dhe drejtues të policisë
Kjo audio është krijuar me AI për leximin e lajmeve.
Mund të ketë pasaktësi në shqiptim ose në theksimin e disa fjalëve.
Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike të Shqipërisë, ka kallëzuar në Prokurorinë e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ministrin e Brendshëm, Besfort Lamallari dhe drejtues të Policisë së Shtetit, pas protestës së ditës së premte që u mbajt në kryeqytet.
Përveç ministrit Lamallari, janë kallëzuar edhe 8 drejtues të Policisë së Shtetit ndërsa kjo u konfirmua edhe nga kreu i PD-së Sali Berisha.
Në një deklaratë para SPAK, Berisha tha se PD do të padisë penalisht kryepolicin Skënder Hita, Sokol Bizhgën dhe persona të tjerë që, sipas tij, kryesuan aksionin kundër opozitës në protestën e 17 prillit.
Berisha deklaroi se gjatë protestës është përdorur “spraj kundër arinjve” ndaj protestuesve që ndodheshin në shesh ndërsa tha se protestuesit u futën në qeli pa prova.
“Kriminelët me uniformë përdorën në protestën e fundit mjetet më të ndaluara dhe antiligjore ndaj protestuesve guximtarë. Janë ndaluar që të gjithë pa asnjë provë, asnjë fakt, asnjë dokument dhe ne do t’i padisim të gjithë ata që kanë përdorur verbues ariu. Do të vazhdojmë edhe më shumë, protestat do të jenë më të fuqishme”, tha Berisha.
Kujtojmë që gjatë protestës, pati përplasje ku mbetën të lënduar edhe figura të njohura të opozitës, përfshirë deputetë.

Vrasja e policit gjatë operacionit në Maliq, Lamallari nga Trauma: Hetim i thelluar mbi përgjegjësitë
Plumba mbi policinë, vritet efektivi në krye të detyrës, plagoset kolegu i tij
“Të bashkuar në dhimbje, të bashkuar në detyrë”, mesazhi i shpërndarë nga punonjësit e policisë për kolegun e vrarë
- 13:47 Vrasja e policit gjatë operacionit në Maliq, Lamallari nga Trauma: Hetim i thelluar mbi përgjegjësitë
- 13:36 Prishtina solidarizohet me Tiranën, protestë kundër investimit në Zvërnec
- 13:34 Samiti BE-Ballkani Perëndimor më 5 qershor, zbardhen pikat kryesore të agjendës
- 13:30 Plumba mbi policinë, vritet efektivi në krye të detyrës, plagoset kolegu i tij
- 13:28 Bordi i Transparencës publikon çmimet e reja të karburanteve, sa do shitet nafta dhe benzina
- 13:22 Presidenti finlandez propozon një BE me 40 anëtarë, përfshirë Kanadanë