Aksident i rëndë në Peshkopi-Maqellarë, 6 të plagosur

20 Prill 2026 | 13:09

Gjashtë persona kanë mbetur të plagosur në një aksident të ndodhur mesditën e së hënës në Dibër.

Policia tha se aksidenti ndodhi rreth orës 12:30, në aksin rrugor Peshkopi-Maqellarë, janë përfshirë në një aksident rrugor automjeti me drejtues shtetasin T.N., 65 vjeç,  dhe automjeti me drejtues shtetasin I.H., 33 vjeç.

Si pasojë e aksidentit, kanë mbetur të lënduar dy drejtuesit e mjeteve dhe katër pasagjerë që udhëtonin me to, të cilët po marrin ndihmë mjekësore në spital dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Moti i keq, aksident në hyrje të tunelit të Skërficës

Një aksident rrugor është regjistruar mbrëmjen e sotme në hyrje të tunelit të Skërficës, në rrugën kombëtare Kardhiq-Delvinë. Një automjet ka dalë nga rruga duke...
22:32 | 25/06/2026

Rrufeja shkakton zjarr në Dropull, era e fortë rrëzon pemë dhe bllokon rrugën

Moti i keq që ka përfshirë pasditen dhe mbrëmjen e së enjtes qarkun e Gjirokastrës ka sjellë probleme në disa zona të Bashkisë Dropull. Si...
21:58 | 25/06/2026

Aktivisti Goci: Një agjent nuk del me fytyrë të kërkojë dorëheqjen e kryeministrit

“Një agjent nuk del me fytyrë për të kërkuar dorëheqjen e kryeministrit, por vepron në mënyrë të fshehtë.” Kështu u shpreh aktivisti Ervin Goci në...
21:57 | 25/06/2026