Gashani, Rama e Krasniqi në Londër, në fokus Lojërat Mesdhetare Prishtina 2030

17 Prill 2026 | 17:25

Ministri i Rinisë dhe Sportit në Kosovë, Blerim Gashani ka zhvilluar një vizitë zyrtare në Londër, me ftesë të ambasadorit të Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë, Jonathan Hargreaves.

Ai bëri të ditur se në këtë vizitë ka qenë i shoqëruar nga kryetari i Prishtinës Përparim Rama, si dhe presidenti i Komitetit Olimpik të Kosovës, Ismet Krasniqi.

“Me ftesë të Ambasadorit të Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë, Jonathan Hargreaves, realizuam një vizitë zyrtare në Londër, së bashku me Kryetarin e Prishtinës, Përparim Rama, dhe Presidentin e KOK-ut, Ismet Krasniqi”, njofton Gashani.

Ai theksoi se gjatë kësaj vizite janë parë nga afër kapacitetet sportive dhe janë zhvilluar takime me përfaqësues të sportit britanik.

“Vizituam infrastrukturën olimpike dhe u takuam me përfaqësues të sportit britanik, duke shkëmbyer përvoja dhe ide konkrete për zhvillimin e sportit në vendin tonë”, tha ai.

Sipas tij, bashkëpunimi institucional dhe mësimi nga praktikat më të mira janë thelbësore për të ardhmen e sportit në Kosovë.

“Bashkëpunimi institucional dhe mësimi nga modelet e suksesshme, mbeten çështje qenësore në rrugën tonë drejt Lojërave Mesdhetare Prishtina 2030”, shtoi Gashani.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Gazetari jep detajet e konferencës: Erdogan përmendi Kosovën dhe konfirmoi angazhimin e Turqisë në KFOR

Gjatë një raportimi live nga Turqia për emisionin “Now me Erla Mëhillin”, gazetari i Euronews Albania, Xhemajl Rexha, solli detaje nga Samiti i NATO-s në...
22:02 | 08/07/2026

Bëhet korrigjimi në reklamën e Air Serbia, Kosova paraqitej si pjesë e Serbisë!

Ambasadori i Kosovës në Gjermani, Faruk Ajeti, bëri të ditur se u bë korrigjimi në reklamën e Air Serbia, në  të cilën  Republika e Kosovës...
20:20 | 08/07/2026

Prattipati përsërit thirrjen: Kosova të furnizohet me gazin e lëngshëm natyror amerikan

E ngarkuara me punë në Ambasadën amerikane në Prishtinë, Anu Prattipati, përsëriti thirrjen e saj që Kosova të diversifikojë furnizimet e saj me energji me...
19:15 | 08/07/2026