Rama vizitë në Londër, thekson rëndësinë e përgatitjeve për “Prishtina 2030”

18 Prill 2026 | 17:29

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama ka njoftuar se në kuadër të përgatitjeve për Lojërat Mesdhetare Prishtina 2030, ka zhvilluar një sërë takimesh dhe vizitash në Londër. Kjo vizitë ka ardhur me ftesë të ambasadorit britanik në Kosovë, Jonathan Hargreaves.

Ai theksoi se së bashku me ministrin e Sportit dhe kryetarin e Komitetit Olimpik, kanë vizituar hapësira kyçe të infrastrukturës sportive në kryeqytetin britanik, duke marrë modele konkrete zhvillimi për organizimin e suksesshëm të lojërave në Prishtinë.

Rama vlerësoi se përvoja e Lojërat Olimpike Verore Londra 2012 mbetet një dëshmi e fuqishme se si një vizion i qartë dhe planifikimi i mirë mund të transformojnë një qytet dhe të krijojnë hapësira të qëndrueshme për komunitetin.

Sipas tij, “Lojërat Mesdhetare Prishtina 2030” nuk janë vetëm një event sportiv, por një premtim për transformim urban, ndërtim të infrastrukturës moderne dhe zhvillim që reflekton ambicien e qytetit për të ardhmen.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Gazetari jep detajet e konferencës: Erdogan përmendi Kosovën dhe konfirmoi angazhimin e Turqisë në KFOR

Gjatë një raportimi live nga Turqia për emisionin “Now me Erla Mëhillin”, gazetari i Euronews Albania, Xhemajl Rexha, solli detaje nga Samiti i NATO-s në...
22:02 | 08/07/2026

Bëhet korrigjimi në reklamën e Air Serbia, Kosova paraqitej si pjesë e Serbisë!

Ambasadori i Kosovës në Gjermani, Faruk Ajeti, bëri të ditur se u bë korrigjimi në reklamën e Air Serbia, në  të cilën  Republika e Kosovës...
20:20 | 08/07/2026

Prattipati përsërit thirrjen: Kosova të furnizohet me gazin e lëngshëm natyror amerikan

E ngarkuara me punë në Ambasadën amerikane në Prishtinë, Anu Prattipati, përsëriti thirrjen e saj që Kosova të diversifikojë furnizimet e saj me energji me...
19:15 | 08/07/2026