Përhapi informacione të rreme për punonjësit e bashkisë Gjirokastër, procedohet 33-vjeçari

20 Prill 2026 | 19:34

Policia ka proceduar penalisht një 33-vjeçar në Gjirokastër, Procedimi i tij ka ardhur pasi dyshohet se ka përhapur informacione të rreme në rrjetet sociale me pretendimin se kryetari i bashkisë dhe punonjës të bashkisë Gjirokastër janë të infektuar me HIV/AIDS.

I proceduari është idenifikuar si Emin Kokalari. Ai akuzohet për veprën penale “Përhapja e informatave të rreme që ngjallin panik”. Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua celulari i 33-vjeçarit.

“Gjirokastër/ Procedohet penalisht një 33-vjeçar, pasi dyshohet se ka përhapur informacione të rreme në rrjetet sociale, duke shkaktuar panik te qytetarët, me pretendimin se kryetari i bashkisë dhe punonjës të bashkisë janë të infektuar me HIV/AIDS.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Gjirokastër referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasin E. K., 33 vjeç, banues në Gjirokastër, për veprën penale “Përhapja e informatave të rreme që ngjallin panik”. Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua celulari i 33-vjeçarit.

Materialet procedurale iu kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme”, njofton policia.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026