Alarm! Përdorimi i ilaçeve qetësuese pa kriter, Psikiatria: Krijojnë varësi
Ilaçet që shërbejnë për qetësimin e simptomave të ankthit apo gjendjeve të rënduara emocionale, po keqpërdoren nga qytetarët. Mjekja psikiatre Irena Thoma, gjatë një interviste për emisionin “Helth o’clock” u shpreh se ato shpesh përdoren pa rekomandim mjeku, por duke u ndikuar nga këshillat e miqve apo familjarëve.
“Duke qenë se këto janë ilace që japin një qetësim shumë të shpejt janë të këndshme mendoj se kjo është gracka e këtij medikamenti që krijon përshtypjen që është i vetmi që mund të të çlirojë dhe mund të të qetësojë nga halli apo ndjesia e ankthit apo simptomat e gjendjeve të renduara emocionale bën që të përdoren dhe me rekomandimin e një familjari”, tha Dr.shk. Irena Thoma Psikiatre, Spitali Psikiatrik, QSUNT.
Por, ajo që nuk dinë është se këto medikamente mund të bëhen të rrezikshme.
“Benzodiazepinat sic është Xanax, loram, clonotril ” Varësi do të thotë që një ilaç një moment në caktuar mos jap më efektin e dëshiruar dhe personi detyrohet të shtojë dozën, duke shtuar dozën efekti vjen duke u reduktuar dhe shtohet doza deri sa përdoren doza toksike helmuese, dhe në këtë rast zgjidhja e vetme është trajtimi tek toksikologu për tu shkëputur nga bari”, shtoi Thoma.
Për të trajtuar problemet e shëndetit mendor mjekja rekomandon marrjen gjithmonë të kontaktit me mjekun psikiatër, dhe asnjëherë marrjen e medikamenteve pa recetë. Edhe pse vitet e fundit, stigma për këto probleme është zbutur, bluzat e bardha referojnë se pacientët shpesh nuk e pranojnë problemin dhe kërkojnë ndihmë vonë.
Aksident i rëndë në Vlorë, humb jetën gazetari Enrik Mehmeti
Dy turistë gjermanë humbën orientimin në malin e Çikës, njëri plagoset pas rrëzimit. Vijon operacioni i shpëtimit
Protesta do të vazhdojë në gusht?! Aktivistja Merko: Jemi në ditën e 49-të, ai shesh është përsëri me njerëz
- 22:44 Aksident i rëndë në Vlorë, humb jetën gazetari Enrik Mehmeti
- 22:06 Dy turistë gjermanë humbën orientimin në malin e Çikës, njëri plagoset pas rrëzimit. Vijon operacioni i shpëtimit
- 21:52 Protesta do të vazhdojë në gusht?! Aktivistja Merko: Jemi në ditën e 49-të, ai shesh është përsëri me njerëz
- 21:31 “Jam deputete e pavarur”, Marjana Koçeku për Euronews: Do e mbështes protestën e 23 korrikut përpara Parlamentit
- 21:30 Dita e 49-të e protestës, nis marshimi i qytetarëve në rrugët e kryeqytetit (VIDEO)
- 20:54 Presidenti i Hungarisë firmos amendamentin, i jep fund mandatit të tij