Shpërthimi në Tepelenë, dalin pamjet nga vendi i ngjarjes! Policia vijon hetimet (VIDEO)
28-vjeçari Xhulio Salaj dhe 34-vjeçari Lisien Shehu kanë mbetur të plagosur këtë të martë nga shpërthimi i regjistruar në fshatin Majkosh, në Tepelenë. Ngjarja ka ndodhur në një ambient ngjitur me banesën e babait të 28-vjeçarit.
Siç shihet edhe nga pamjet, policia ndodhet në vendngjarje ndërsa po punon për zbardhjen e plotë të shkaqeve të kësaj ngjarjeje. Lidhur me ngjarjen ka dalë me një reagim policia e cila thekson se ngjarja ka ndodhur rreth orës 13:40.
Sipas njoftimit të policisë dy të rinjtë janë shokë me njëri-tjetrin. Ata janë transportuar drejt spitalit të Traumës në Tiranë ku janë në kujdesin e mjekëve.
“Tepelenë/Informacion paraprak Rreth orës 13:40, janë dërguar në spital shtetasit Xh. S., rreth 28 vjeç, banues në fshatin Mamaj, dhe L. Sh., rreth 36 vjeç, banues në Memaliaj (shokë me njëri-tjetrin), të cilët dyshohet paraprakisht se janë dëmtuar aksidentalisht nga shpërthimi i një lënde plasëse të papërcaktuar, në një ambient ngjitur me banesën e shtetasit P. S, (babai i shtetasit Xh. S.), në fshatin Mamaj.
Shtetasit janë transportuar në spital dhe ndodhen nën kujdesin e mjekëve. Grupi hetimor po punon për përcaktimin e llojit të lëndës plasëse, zbardhjen e rrethanave dhe dokumentimin ligjor të rastit”, njofton policia.
Abuzuan me fondet e Postës në Durrës, Gjykata cakton masat e sigurisë për tre punonjëset
Aksident në aksin Pogradec-Korçë, plagosen dy persona (VIDEO)
“Çdo shteg ka një histori për të treguar”, Rama ndan pamje nga Mokra: Tradita merr jetë
- 17:06 Ndotja e ajrit nga zjarret, Trump kërcënon Kanadanë me tarifa të reja doganore
- 16:52 Aleati i lartë i Merz jep dorëheqjen pas kritikave për lindjen e fëmijës nga një nënë zëvendësuese në SHBA
- 16:24 Hungaria drejt reformës kushtetuese, Magyar mbështet uljen e moshës së votimit në 16 vjeç
- 16:15 Eliminimi i Anglisë nga Botërori, presidenti Trump kritikon strategjinë e trajnerit Tuchel
- 16:05 Kosova i kërkon BE-së të bëjë më shumë për ta dënuar deklaratën e ministres serbe për spastrim etnik
- 15:51 Kuvajti në shënjestër të Iranit, goditen termocentralet dhe objektet e naftës. Disa të plagosur (VIDEO)