Shqipëria 2030, ministri Hoxha fton profesionistët shqiptarë t’i bashkohen skuadrës diplomatike në Bruksel

21 Prill 2026 | 19:18

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha në një postim në “X” ka ftuar profesionistët shqiptarë t’i bashkohen skuadrës diplomatike në Bruksel në kuadër të objektivit Shqipëria 2030. Hoxha shkruan se ky është një moment kyç për të kontribuar drejtpërdrejt në një proces historik që do të përcaktojë të ardhmen europiane të vendit.

“Nga e thëna në të bërë: nëse besoni se përmes formimit tuaj akademik, eksperiencës profesionale, aftësive dhe shprehive, apo çdo cilësie tjetër thelbësore për profesionin e diplomatit, keni çfarë nevojitet për të qenë pjesë e skuadrës tonë në Bruksel për Shqipërinë2030, ju ftoj të klikoni më poshtë dhe të ndiqni udhëzimet për të aplikuar.

Procesi i anëtarësimit në Bashkimin Europian, i cili ka hyrë në një fazë të avancuar, kërkon më shumë se asnjëherë angazhimin e më të mirëve, më të aftëve dhe më të përkushtuarve, për të përfaqësuar vendin tonë me profesionalizëm, integritet dhe vizion.

Ky është një moment kyç për Shqipërinë, një mundësi për të kontribuar drejtpërdrejt në një proces historik që do të përcaktojë të ardhmen europiane të vendit. Bëhuni pjesë e këtij rrugëtimi.  Vendi dhe e ardhmja jonë kanë nevojë për cdokënd”, shkruan ministri Hoxha.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Më shkroi drejtoresha e CNN para se të hyja në studio”, Auron Tare zbulon mesazhin

I ftuar këtë të enjte në Now me Erla Mëhillin, studiuesi Auron Tare u shpreh se para se të vinte në emision kishte marrë një...
22:21 | 04/06/2026

Shoqëroi i pari Ivankën dhe Kushner në Shqipëri, Auron Tare: Nuk e dinin ku i binte Sazani dhe Zvërneci

I ftuar këtë të enjte në Now me Erla Mëhillin, studiuesi Auron Tare u shpreh se Ivanka Trump dhe Jared Kushner nuk e kanë ditur...
22:05 | 04/06/2026

Protesta për Zvërnecin, Zekthi: Ja pse njerëzit po reagojnë kështu

Po mbahet edhe këtë të enjte, në ditën e pestë, protesta e qytetarëve kundër projektit të Zvërnecit. I ftuar këtë të enjte në Now me...
21:40 | 04/06/2026