Vrasja në Memaliaj, reagon policia: I plagosur edhe vëllai i autorit të dyshuar! 29-vjeçari në kërkim
Një ngjarje e rëndë është regjistruar mbrëmjen e kësaj të martë në Memaliaj ku humbi jetën një 30-vjeçar. Lidhur me ngjarjen, policia ka dalë me një reagim zyrtar e cila njofton se vrasja ka ndodhur rreth orës 20:50.
Mësohet se pas një konflikti 29-vjeçari Donald Nela ka hapur zjarr ndaj 30-vjeçarit, Endi Goxha. Fatkeqësisht Goxha nuk ka arritur t’iu mbijetojë plagëve të marra dhe ka ndërruar jetë rrugës për në spital.
I plagosur ka mbetur edhe vëllai i autorit, 25-vjeçari Darjo Nela. Ende nuk dihen rrethanat e plagosjes së 25-vjeçarit. Ai mësohet se është jashtë rrezikut për jetën. Autori pas ngjarjes ështe larguar me makinë ndërsa policia po punon për kapjen e tij.
“Memaliaj/Informacion paraprak. Rreth orës 20:50, në Memaliaj, dyshohet se pas një konflikti, shtetasi D. N., 29 vjeç, ka qëlluar me armë zjarri shtetasin E. G., 30 vjeç, i cili ka humbur jetën rrugës për në spital.
I plagosur, në rrethana ende të paqarta, ka mbetur edhe vëllai i autorit të dyshuar, shtetasi D. N., 25 vjeç, jashtë rrezikut për jetën. Autori i dyshuar, pas ngjarjes, është larguar me automjet. Shërbimet e Policisë janë vënë në ndjekje të tij.
Ndërkohë, është ngritur një grup i posaçëm hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, për sqarimin e rrethanave dhe dokumentimin ligjor të ngjarjes”, njofton policia.
Ndërtimi në Zvërnec, Rama zbulon arkitektin: Artist i madh i natyrës. Prezantoi në Tiranë vizionin e tij
Vrasja e policit në Maliq, Hita: Nuk kam pasur dijeni për operacionin, do kishim marrë masa më të forta
I biri vrau një polic dhe plagosi një tjetër, merret në pyetje nga autoritetet nëna e Violand Braçellarit
- 16:48 Ndërtimi në Zvërnec, Rama zbulon arkitektin: Artist i madh i natyrës. Prezantoi në Tiranë vizionin e tij
- 16:41 Udhëheqësi i Hezbollahut: Negociatat Liban-Izrael janë të turpshme
- 16:28 Disa të plagosur nga shembja e ingranazhit të hundës së një avioni në Frankfurt (VIDEO)
- 16:22 Vrasja e policit në Maliq, Hita: Nuk kam pasur dijeni për operacionin, do kishim marrë masa më të forta
- 16:14 Autorja e nominuar për çmimin Oscar, Marjane Satrapi ndërron jetë në moshën 56-vjeçare
- 16:14 Rubio: Groenlanda është pjesë e Danimarkës “për momentin”, bisedimet për ishullin vazhdojnë