Erjon Alibej zbulon sesi u njoh me Plarent Dervishajn: Komunikuam pasi atij iu bë atentati në Durrës

23 Prill 2026 | 15:38

Erjon Alibej gjatë dëshmisë së tij në Gjykatën e Posaçme ka deklaruar se Plarent Dervishajn e njeh që nga viti 2019. Ai ka shtuar se takimi ka ndodhur para atentatit që iu bë Dervishajt.

Sipas tij ata kanë komunikuar pas atentatit në Durrës. Ai theksoi se e ka uruar që ka shpëtuar dhe se i jepte informacione rreth atentatit të tij.

Pjesë nga dëshmija e Erjon Alibej:

Plaurent Dervishaj e njoh prej vitit 2019 përpara se t’i bëhej atentat në muajin mars ose fillim prilli. Jemi takuar tek “Liri i Cigareve”, ka fabrikë në Librazhd. Plaurenti erdhi me një djalë tjetër, më vonë e identifikova që ishte “Mond Çekiçi”.

Ishte me automjet BMW seria 7, bojqielli e errët. Arsyeja e takimit ishte për ngjarjet që i kishin ndodhur familjes time. Unë po interesohesha se kush i kishte kryer krimet ndaj familjes time. Plaurenti njihej si “Lenti”. Kam patur aplikacion Encho Chat dhe Sky Ecc.

Pseudonimet e mia kanë qenë “Noku” dhe “Kumi”. Plaurenti kishte të dyja platformat. Te Sky e kishte pseudionimin “Barcelona”.  Kemi komunikuar kur atij iu bë atentati në Durrës. I them shyqyr që shpëtove.

Çfarë merrja unë vesh për atentatin ndaj tij, ia thoja atij. Ai e gjykonte vetë se çfarë vlerësonte si informacione. Në takimin me Plaurentin, emrin e Redjan Rraja e kam dëgjuar për herë të parë kur iu bë atentat një prokurori. Kur u bë atentati e dija mirë që e kishte bërë ai.

Kur e pyes Plarentin dhe i them që po si është e mundur që u zbulua kaq shpejt autori, emrin e Redjan Rrajës ma ka thënë Plaurenti. Më thotë po, e kam shok dhe i është futur ccunave me zor në makinë, donte të merrte pjesë dhe ai.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Shqipëria e shqiptarëve”, pankartat e qytetarëve në protestë (FOTO)

Qindra qytetarë dhe aktivistë janë bashkuar edhe këtë të enjte në protestën e radhës kundër ndërtimit në Zvërnec. Protestuesit mbajnë në duar flamuj të Shqipërisë...
19:47 | 04/06/2026

Qytetarët e Vlorës sërish në protestë te Sheshi i Flamurit kundër projektit në Zvërnec

Protesta e qytetarëve në Vlorë ka vijuar edhe sot pranë Sheshit të Flamurit. Ndryshe nga ditët e mëparshme, pjesëmarrja është raportuar më e ulët, ndërsa...
19:39 | 04/06/2026

Babai i Martin Canit i bashkohet protestës kundër projektit në Zvërnec (VIDEO)

Po zhvillohet edhe këtë të enjte dita e pestë e protestës në Tiranë kundër projektit në Zvërnec. Në këtë marshim kanë marrë pjesë qindra qytetarë,...
19:25 | 04/06/2026