Hoxha takim me ministrin e Jashtëm të Moldavisë, zbulon detaje nga bisedimet
Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha përmes një postimi në “X” ka njoftuar se ka zhvilluar një takim me zv.kryeministrin dhe homologun e tij të Moldavisë, Mihai Popsoi gjatë Forumit Ekonomik të Delfit në Greqi.
Hoxha shkruan se gjatë takimit ndanë vlerësimet e tyre lidhur me angazhimin në në procesin e anëtarësimit në Bashkimin Europian.
“Ishte kënaqësi e veçantë të takohesha, në kuadër të Forumit Ekonomik te Delfit, me Zëvendëskryeministrin dhe Ministrin për Punët e Jashtme të Republikës së Moldavisë, z. Mihai Popșoi
Ky takim ishte një mundësi e vyer për të shkëmbyer pikëpamje dhe për të ndarë vlerësime mbi angazhimin tonë aktiv dhe dinamik në procesin e anëtarësimit në Bashkimin Europian. Shqipëria mbetet plotësisht e angazhuar për të ndarë përvojën e saj dhe për të vijuar ta bëjë këtë sa herë që është e dobishme, në frymën e miqësisë dhe partneritetit të ngushtë mes vendeve tona, si vende partnere sot dhe anëtare të ardhshme të Bashkimit Europian.
Ne e konsiderojmë #gjerimin si një investim strategjik për sigurinë e Europës dhe për ndërtimin e një kontinenti më të bashkuar, më të qëndrueshëm dhe më rezistent ndaj sfidave të së ardhmes”, shkruan Hoxha.
Çollaku komenton Kuvendin Kombëtar të protestës: Është kurth për ta shuar
Protestuesit nisin marshimin në rrugët e Tiranës
Sekuestrohen 46 kg kanabis në Rinas pas kontrollit të fluturimit Toronto-Tiranë, dy persona nën hetim
- 22:26 Sagnol: Michael Olise është futbollisti më i mirë në botë, meriton “Topin e Artë”
- 22:24 Çollaku komenton Kuvendin Kombëtar të protestës: Është kurth për ta shuar
- 22:23 Zvicra kalon në 1/8 e finales, mposht bindshëm Algjerinë me dy gola në Vancouver
- 22:23 E pabesueshme! Prekja e topit me flokë i mohoi Kroacisë barazimin ndaj Portugalisë
- 22:17 Harry Kane thyen rekorde, por jo tregun: pse një nga futbollistët më të mëdhenj të botës nuk është një supermarkë?
- 22:15 Atentati ndaj Donald Trump në 2024! Publikohet raporti që zbulon dështimet operacionale nga Shërbimi Sekret