Zjarri te pallati pranë QSUT, Prokuroria merr në pyetje fëmijët që shfaqet në kamerat e sigurisë

24 Prill 2026 | 10:17

Disa fëmijë që duken në pamjet filmike në momentet e para të përhapjes së flakëve të zjarrit tek pallati pranë Farmacisë 10 janë pyetur nga Prokuroria e Tiranës mbi rrethanat e ngjarjes.

Prokurori ka urdhëruar pyetjen e tyre në prezencë të psikologëve dhe prindërve ku mësohet se kanë deklaruar se veprimet e tyre kanë qenë të paqëllimshme.

Mbetjet që morën flakë ndodheshin pranë një karroce sipas tyre dhe nuk e kanë menduar që mund të sillnin një rrezik të tillë. Në pyetje janë marrë edhe disa shtetas të tjerë që kanë konstatuar të parët ngjarjen si persona që kanë dijeni ku kanë dhënë shpjegimet e tyre

Nga këqyrja e kamerave të sigurisë fëmijët shfaqen duke hedhur mbeturina në një karrocë, që mendohet të ketë qenë vatra e zjarrit që përhapi flakët në fasadën e objektit 12 katesh.

Katër të arrestuarit për zjarrin në pallatin 12 katësh u lanë me masën “detyrim paraqitje”, nga gjykata e tiranës konkretisht: inxhinieri i kompanisë Enver Ademi, kontraktori që ka bërë fasadën Altin Furtuna, menaxherja e marketit, Razie Sula, si dhe administratori i pallatit Agron Cara.

Sipas pamjeve rreth orës 16:30 të së martës, së 14 prillit një fëmijë shihet duke luajtur në pjesën e pasme të marketit, në katin e parë të pallatit.

Pranë fasadës ndodheshin kartona të grumbulluar, e teksa nuk dallohet qartë momenti i ndezjes së zjarrit, një nga të miturit miturit qëndron për disa sekonda pranë tyre. Rreth gjashtë minuta pasi ai largohet, në zonë nis të dalë tym.

Flakët u përhapën me shpejtësi, duke u aktivizuar fillimisht në ambientet e marketit dhe më pas duke përfshirë të gjithë fasadën e pallatit, çka solli dëme të mëdha materiale dhe panik tek banorët.

Organi hetues është duke kryer edhe veprime të tjera sa i takon zbatimit të projektit për ndërtimin e pallatit dhe materialeve të përdorura si dhe për masat e sigurisë.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026