Liceu Artistik i Tiranës do të bashkëpunojë me shkollën e Muzikës në Gjilan
Liceu artistik i Tiranës do të bashkëpunojë me shkollën e Muzikës në Gjilan. Për këtë, drejtori komunal i Arsimit në Gjilan, Nazim Gagica ka pritur sot në takim pune delegacionin e Liceut artistik të Tiranës, kryesuar nga drejtori Shkëlqim Sirika.
“Gjilani është krenar që bashkëpunimin e ka prej kohësh në një dimension shumë të gjerë me Liceun Artistik të Tiranës dhe përvojat por edhe bashkëpunimi që është duke ndodhur në këtë fazë është mbresëlënës dhe shumë premtues. Edhe në të ardhmen urat lidhëse do të jenë në kuadër të aktiviteteve të shtuara mes Gjilanit dhe Tiranës”, tha z. Gagica.
Drejtori i Liceut Artistik të Tiranës, Shkëlqim Sirika, tha se nga ajo që ka parë deri tani në Gjilan dhe në shkollën e Muzikës në veçanti, dëshmon për një vendosmëri në zhvillimin e të nxënit dhe krijimit të talenteve.
Nga ana tjetër, drejtori i shkollës së Muzikës në Gjilan, Kushtrim Jakupi, ka konfirmuar se puna në shkollën e muzikës bëhet me profesionalizëm për të zhvilluar talentin e nxënësve në degë të ndryshme të kësaj shkolle.
LEXONI GJITHASHTU:
“Çajupi” rikthehet me këngë, koncerti “Luleborë” bën bashkë soprano Golemin dhe baritonin Zhabjaku
Nga Gjermania në Korçë, turistët mësojnë hapat e valleve shqiptare
“Qiell i hapur, mendje të hapura, rikthehet DEA Open Air, 40 filma nga 25 vende në garë
Komedia “Sonte do darkojmë në shtrat” ngjitet në skenën e teatrit në Gjirokastër
- 10:45 Autori ish-ushtarak bënte qitje në pyll, pamje nga vendi ku u vra polici në Maliq (VIDEO)
- 10:30 Kuvendi mban një minutë heshtje për efektin e policisë të vrarë në krye të detyrës në Maliq (VIDEO)
- 10:27 LIVE- Efektivi i policisë vritet në krye të detyrës në Maliq, plagoset kolegu. Reagimet e politikës
- 09:59 Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset
- 09:53 Vrasja e policit në Maliq, reagon ministri i Brendshëm: Dënoj me forcën më të madhe këtë akt kriminal
- 09:44 U plagos në Lozhan të Maliqit, efektivi i ‘Shqiponjave’ niset me helikopter drejt Traumës