Forumi i Delphit, Hoxha: Zgjerimi i BE në Ballkanin Perëndimor, domosdoshmëri strategjike

24 Prill 2026 | 15:50

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha gjatë Forumit Ekonomik të Delfit mori pjesë në panelin e diskutimit “Nga ‘Fuqia e Butë’ te ‘Realiteti i Vështirë’: Ribalancimi i Madh Evropian”, ku u trajtuan realitetet e reja që po formësojnë kontinentin tonë.

Hoxha theksoi se teksa Evropa po përshtatet me një botë gjithnjë e më të paparashikueshme, po shfaqet nevoja për të ruajtur atë që përcakton Evropën, vlerat e saj, dhe hapjen ndaj botës, duke forcuar njëkohësisht kapacitetin për të mbrojtur interesat e saj në nivel global.

“Kjo nënkupton një Evropë më strategjike, më rezistente dhe më të aftë; një Evropë që ndërthur veçantinë dhe vlerat e saj të padiskutueshme me aftësinë për t’i zbatuar dhe mbrojtur ato”, tha Hoxha.

Sipas Ministrit, zgjerimi i BE veçanërisht në Ballkanin Perëndimor, nuk është thjesht një zgjedhje politike, por një domosdoshmëri strategjike që forcon sigurinë, besueshmërinë dhe qëndrueshmërinë afatgjatë të Evropës.

“Shqipëria e ka bërë zgjedhjen e saj: të jetë pjesë e Evropës, të përqafojë vlerat e saj dhe të kontribuojë si pjesë integrale e interesave të përbashkëta evropiane. Ne mbetemi plotësisht të angazhuar që, sot dhe në të ardhmen, të bëjmë gjithçka që është në fuqinë tonë për të kontribuar për një Evropë më të fortë, më të bashkuar dhe më efikase”, shtoi ai.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Gjykata e Lartë rrëzon kërkesën e Fatime Kryemadhit për tërheqjen nga gjykimi i shkurtuar

Gjykata e Lartë ka rrëzuar kërkesën e Fatime Kryemadhit, e cila kishte ankimuar vendimin e ndërmjetëm të GJKKO-së të 15 qershorit, me të cilin nuk...
16:18 | 28/07/2026

Përgjimet e SPAK për kryebashkiakun e Vaut të Dejës, prokurori Prençi: Çfarë pune i kreve? Përgjigjet Shkreli

Detaje të reja janë zbardhur nga dëshmia e kryetarit të Bashkisë së Vaut të Dejës, Kristjan Shkreli si dhe nga përgjimet telefonike gjatë komunikimeve të...
15:26 | 28/07/2026

I pandehur për korrupsion në zgjedhje, dëshmon kryebashkiaku i Vaut të Dejës: S’kam blerë vota

Kryetari i Bashkisë së Vaut të Dejës, Kristjan Shkreli, i cili është marrë i pandehur nga SPAK për çështjen e korrupsionit në zgjedhje, ka dhënë...
15:06 | 28/07/2026