Trump: Anulimi i udhëtimit të Witkoff dhe Kushner në Pakistan nuk sinjalizon rikthim në luftime
Presidenti amerikan, Donald Trump ka deklaruar se anulimi i planeve të dy këshilltarëve Steve Witkoff dhe Jared Kushner për të udhëtuar në Islamabad për një raund të ri bisedimesh për Iranin nuk do të thotë rifillim i luftës.
“Jo. Nuk do të thotë këtë. Ende nuk kemi menduar për këtë”, tha Trump në një telefonatë me gazetarin e Axios, Barak Ravid, kur u pyet nëse vendimi për të mos dërguar të Witkoff dhe Kushner, në Pakistan duhet të interpretohet si një hap drejt një raundi tjetër luftimesh.
Trump të shtunën njoftoi se negociatorët amerikanë nuk do të shkojnë më në Pakistan për bisedime me Iranin. Sipas tij nuk ia vlen që delegacioni amerikan të bëjë fluturimin 18-orësh për në Pakistan kur SHBA-të kanë të gjitha kartat në konfliktin me Iranin. Ai shtoi se iranianët mund të telefonojnë SHBA-në në çdo kohë që duan.
Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West
SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh
Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran
- 12:13 Lamallari për ngjarjen në Maliq: Do të bëhet vlerësim i plotë dhe do të merren masat e duhura
- 12:12 SPAK shpall pretencën për një fraksion të dosjes “Revanshi”, kërkon 98 vjet burg për 7 të pandehur
- 12:05 Zvërneci përplas PS-PD në Kuvend, Bido: Ku ishit më 30 maj, pse nuk folët?! Balliu: Ju folët vetëm pse doli videoja
- 11:55 Strazimiri përplaset me Lëvizjen Bashkë për protestën: 70% e qytetarëve ishin demokratë
- 11:49 Mes tensionesh dhe sharjesh transportohet drejt Traumës autori i vrasjes së policit në Maliq (VIDEO)
- 11:38 Pëllumb Gjoka flet për herë të parë për akuzat në “Metamorfoza”: Po gjykohem mbi thashetheme