Tregjet zhyten edhe më tej ndërsa rënia globale shkakton betejë mbi çmimet e naftës
Rënia ekonomike globale për shkak të coronavirusit është përkeqësuar dhe më shumë gjatë së hënës, teksa Arabia Saudite i ka shpallur “luftë tregtare” Rusisë për çmimet e naftës për shkak të rritjes së kërkesës.
Çmimi i naftës ka parë dhe rënien më të madhe në një ditë që nga koha e Luftës së Gjirit.
COVID-19 ka shkaktuar probleme të mëdha për ekonominë, veçanërisht në industrinë e aviacionit, duke ulur kërkesën për naftë. Pas takimit të OPEC (Organizata e Shteteve Naftë-Eksportuese) me Rusinë javën e shkuar, nuk u arrit një marrëveshje midis shteteve për të ulur prodhimin e naftës. Arabia Saudite u përgjigj duke paralajmëruar se do të rrisë prodhimin dhe do të ulë çmimet në mënyrë që të rimarrë pjesën e saj të tregut.
Kjo vjen pasi numri i viktimave në Itali është rritur, duke çuar në 366 numrin e të vdekurve, ndërsa numri i të infektuarve është rritur duke e bërë Italinë shtetin me numrin më të madh të infektuarve jashtë Kinës. Të shtunën, Italia shpalli se do të kufizojë lëvizjen e afro një të katërtës së popullatës në veri të vendit deri më 3 prill, duke përfshirë edhe Milanon e Venecian.
Ndërkohë, Franca ka ndaluar grumbullimin e më shumë se 1 mijë personave.
Zhvillime të tjera të coronavirus:
- Shqipëria konfirmoi dy rastet e para
- Koreja e Veriut ka evakuuar diplomatët dhe të huajt.
- 27 persona kanë humbur jetën në Iran pasi kishin dëgjuar se pirja e alkoolit të vjetëruar kuronte COVID-19.
- Arabia Saudite ka ndërprerë udhëtimet me këto shtetet: Bahrein, Egjipt, Irak, Itali, Kuvajt, Liban, Koreja e Jugut, Siri, Emiratet e Bashkuara
- Katari ka shpallur masa të ngjashme duke ndaluar hyrjen e shtetasve nga 14 vende.
- Kalifornia po përgatitet që të ankorojë anijen kroçerë Grand Princess, e cila deri me tani ka qëndruar në det të hapur. Pasagjerët do të qëndrojnë në karantinë.
- Irani njoftoi se të gjitha fluturimet drejt Europës janë pezulluar. Vendi ka regjistruar më shumë se 8 mijë e 800 raste, duke përfshirë dhe 145 viktima.
- Kina ka raportuar numrin më të ulët të rasteve të reja që nga janari, me vetëm 40 raste.
- Lufthansa njoftoi se do të përgjysmojë fluturimet.
“Jo më udhëtime luksoze teksa ukrainasit po vdesin”, 11 vende evropiane kërkojnë rregulla më të ashpra për vizat ruse
Bitcoin bie në nivelin më të ulët që nga shkurti, rritet pasiguria në tregjet e kriptomonedhave
25 mijë vende të reja pune nga investimi i Amazon në Evropë
- 17:24 “Jo më udhëtime luksoze teksa ukrainasit po vdesin”, 11 vende evropiane kërkojnë rregulla më të ashpra për vizat ruse
- 17:21 Bitcoin bie në nivelin më të ulët që nga shkurti, rritet pasiguria në tregjet e kriptomonedhave
- 17:19 Planifikoi atentatin ndaj Ines Hajrullas, GJKKO dënon 11 vite burg Erio Zejnon
- 17:16 Presidenti i Lituanisë vizitë në Tiranë, pritet në Kryeministri nga Rama
- 17:16 25 mijë vende të reja pune nga investimi i Amazon në Evropë
- 16:57 Ambasadori francez: Franca do t’i japë Ukrainës avionë luftarakë Rafale dhe Mirage 2000-5