Zbardhet atentati ndaj dy bashkëshortëve në Lezhë, 3 persona në kërkim
Kjo audio është krijuar me AI për leximin e lajmeve.
Mund të ketë pasaktësi në shqiptim ose në theksimin e disa fjalëve.
Pas ngjarjes së rëndë të ndodhur ditën e djeshme në fshatin Balldren të Lezhë, ku nga një atentat mbetën të vdekur një çift bashkëshortësh, Kreshnik dhe Gentiana Mujeci, këtë të hënë policia ka njoftuar se për këtë ngjarje janë shpallur në kërkim tre persona.
Ndërkohë, pak orë më parë policia njoftoi se në atentat janë përdorur dy automjete, ku njëra prej tyre ka luajtur rolin e pritës, duke i prerë rrugën automjetit tip Audi A7 ku udhëtonin viktimat, ndërsa makina tjetër është përdorur nga autorët për kryerjen e sulmit.
Dy persona të armatosur kanë dalë nga mjeti dhe kanë hapur zjarr ndaj automjetit të viktimave, duke shkrepur mbi 30 plumba. Sulmi ka qenë i shpejtë dhe i mirëorganizuar, duke mos u lënë asnjë mundësi reagimi viktimave.
Pas krimit, autorët janë larguar me shpejtësi nga vendi i ngjarjes. Policia ka ngritur pika kontrolli dhe po vijon punën për zbardhjen e plotë të ngjarjes.
Dita e 29-të e protestës, nis grumbullimi i qytetarëve në Sheshin “Skënderbej” (VIDEO)
50 piktorë bëhen bashkë në festivalin ndërkombëtarë të akuarielit “Lin Aqua” 2
Temperaturat e larta, ISHP apelon për kujdes nga helmimet ushqimore
- 19:15 Dita e 29-të e protestës, nis grumbullimi i qytetarëve në Sheshin “Skënderbej” (VIDEO)
- 18:54 Tentoi t’i arratisej policisë, shoferi përplaset me makinën që priste në semafor. 2 të vdekur dhe 1 i plagosur në Barcelonë
- 18:48 50 piktorë bëhen bashkë në festivalin ndërkombëtarë të akuarielit “Lin Aqua” 2
- 18:34 Temperaturat e larta, ISHP apelon për kujdes nga helmimet ushqimore
- 18:20 Trump kontrollon projektet e rinovimit në Uashington
- 18:09 Serbët do të vazhdojnë protestat edhe pasi presidenti Vuçiç njoftoi se do të japë dorëheqjen