VIDEO/ Atentat me armë zjarri në Lezhë, vriten dy persona, burrë e grua

26 Prill 2026 | 15:06

Një atentat me armë zjarri ka ndodhur në fshatin Balldre të Lezhës. Dy persona janë vrarë në mjetin me të cilin udhëtonin. Sipas të dhënave të policisë viktimat janë; Kreshnik Mujecin dhe Gentiana Mujecin, burrë e grua.

Të dy viktimat janë gjetur të vrarë brenda një automjeti tip “Audi”.

Arben Nasufi, kreu i Policisë Lezhë tha për mediat se makina godit me breshëri plumbash ndërsa ishte në lëvizje.

Është konstatuar që mjeti është goditur me breshëri në lëvizje. Mjekët kanë konfirmuar për dy humbje jetësh, një burrë dhe një grua. Lajmi është shumë i rëndë. Po punojmë intensivisht për kapjen e autorëve”, u shpreh Arben Nasufi, Drejtor i Drejtorisë së Policisë Vendore Lezhë.

Kreu i policisë tha se ende nuk ka të dhëna zyrtare për motivet e ngjarjes.

Lajmi është shumë i rëndë. Nën drejtimin e prokurorit është ngritur grupi hetimor, janë marrë të gjitha masat, po kryhen të gjitha veprimet operative policore në terren edhe në bashkëpunim me qarqet e tjera. Po punojmë intensivisht, po fiksojmë çdo provë në vendngjarje me qëllim hetimin e plotë, zbardhjen e gjithë dinamikës dhe zbulimin e autorëve dhe vënien para përgjegjësisë të tyre. Do kemi një deklaratë nëpërmjet zëdhënësit të mediave për të marrë një material zyrtar dhe të plotë. Jemi duke kryer veprime, kështu që unë ju falënderoj që e morët këtë prononcim dhe do desha që ne të vazhdojmë me detyrat dhe funksionet e hetimit drejt zbardhjes të kësaj ngjarjeje të rëndë!“, tha kreu i policisë së Lezhës.

Policia po heton në disa pista për zbardhjen e ngjarjes. Kreshnik Mujeci, personi që u vra këtë të diel së bashku me bashkëshorten në Lezhë, rezulton se në vitin 2016 u akuzua për vrasjen e  Genci Mhillaj në Shkodër. Në vitin 2018, gjykate e shpalli të pafajshëm për këtë akuzë.

Policia ka dalë me njoftim zyrtar mbi atentatin me armë zjarri të ndodhur në fshatin Balldre të Lezhës, teksa dy persona kanë mbetur të vrarë. Konkretisht bëhet fjalë për  Kreshnik Mujecin dhe Gentiana Mujecin. Sipas informacioneve paraprake, të dy viktimat janë gjetur të vrarë brenda një automjeti tip “Audi”.

Njoftim i plotë:

Rreth orës 14:50 në  dalje të fshatit Balldren, Lezhë, në rrugën Balldren-Torrovicë, në rrethana ende të paqarta gjatë lëvizjes, është qëlluar me armë zjarri në drejtim të automjetit Audi, me drejtues shtetasin K. M., 39 vjeç, që udhëtonte sëbashku me bashkëshorten e tij,  shtetasen G. M., 32 vjeçe, të cilët kanë humbur jetën në vendngjarje. Shërbimet e policisë pas njoftimit të marrë  kanë shkuar menjëherë në vendngjarje dhe vijojnë kontrollet në zonë për lokalizimin dhe kapjen e autorëve. Ndërkohë,  është ngritur një grup i posaçëm hetimor, dhe  nën drejtimin e Prokurorisë, po punon intensivisht për fiksimin e çdo prove që do t’i shërbejë hetimit, me qëllim zbardhjen dhe dokumentimin ligjor, identifikimin dhe kapjen e autorëve.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Dita e 29-të e protestës, nis grumbullimi i qytetarëve në Sheshin “Skënderbej” (VIDEO)

Edhe këtë të dielë, qytetarët kanë nisur të mblidhen për të vijuar me protestën e cila po vijon prej 29 ditësh në kryeqytet. Aktivistë dhe...
19:15 | 28/06/2026

50 piktorë bëhen bashkë në festivalin ndërkombëtarë të akuarielit “Lin Aqua” 2

Ka nisur në Pogradec Festivali Ndërkombëtar i Akuarielit “Lin Aqua” 2, eventi ndërkombëtar që bën bashkë mbi 50 piktorë nga e gjithë bota. Nëpërmjet bojërave...
18:48 | 28/06/2026

Temperaturat e larta, ISHP apelon për kujdes nga helmimet ushqimore

Temperaturat e larta tashmë janë kthyer në një emergjencë shëndetësore në Europë. Kur termometri po I afrohet 40 gradë celsius edhe në Shqipëri, specialistët e...
18:34 | 28/06/2026