Sot afati për zgjedhjen e Presidentit të Kosovës, LDK ofron Vjosa Osmanin! Flet Albin Kurti
28 Prill 2026 |
10:40
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka deklaruar se procesi i zgjedhjes së presidentit do të kërkojë angazhim maksimal dhe përpjekje të vazhdueshme nga ana e tyre.
Ai theksoi se mbetet për t’u parë nëse opozita do të marrë pjesë në votim, duke mos u ndalur në çështjen e mbështetjes për propozimin e LDK-së për Vjosa Osmanin.
“Ne i bëjmë përpjekjet maksimale, tani ta shohim a do të vijnë deputetët e opozitës që e kanë obligim kushtetues të përfaqësojnë popullin, të marrin pjesë në votim”, u shpreh shkurt Kurti.
Ndërkohë, LDK ka vendosur të mos jetë pjesë e seancës. Megjithatë, sipas REL, kryetari i kësaj partie Lumir Abdixhiku është parë duke hyrë në ndërtesën e Kuvendit.
Lajme të Sugjeruara
Rubio: Anëtarësimi i Kosovës në NATO tani nuk është në krye të agjendës së aleatëve
Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, tha se zgjerimi i NATO-s për të përfshirë Kosovën aktualisht nuk është në krye të agjendës së aleatëve, por...
Costa takohet edhe me Osmanin, në fokus hapat e Kosovës drejt integrimit evropian
Ish-presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani këtë të mërkurë është takuar me Presidentin e Këshillit Evropian, Antonio Costa në kuadër të vizitës së tij në Prishtinë....
Kurti takim me Costan: Kosova është rreshtuar plotësisht me politikën e jashtme të BE-së
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka zhvilluar këtë të mërkurë një takim me presidentin e Këshillit Europian, Antonio Costa. Zyra e Kurtit ka zbuluar detaje...
- 10:30 Kuvendi mban një minutë heshtje për efektin e policisë të vrarë në krye të detyrës në Maliq (VIDEO)
- 10:27 LIVE- Efektivi i policisë vritet në krye të detyrës në Maliq, plagoset kolegu. Reagimet e politikës
- 09:59 Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset
- 09:53 Vrasja e policit në Maliq, reagon ministri i Brendshëm: Dënoj me forcën më të madhe këtë akt kriminal
- 09:44 U plagos në Lozhan të Maliqit, efektivi i ‘Shqiponjave’ niset me helikopter drejt Traumës
- 09:33 Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë Dëshmorit të Atdheut