Zgjedhja e presidentit, Haradinaj paralajmëron protesta
Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka paralajmëruar protesta dhe përshkallëzim të situatës, siç ka thënë në mbrojtje të Kushtetutës.
Pas shtyrjes së seancës për presidentin në orën 14:00, ai tha se nisja e procedurës për zgjedhjen e presidentit pa qenë të pranishëm dy të tretat e deputetëve është shkelje kushtetuese, madje sipas tij “ngjashëm me suprimimin e Kushtetutës”.
“Kryetarja e Kuvendit dje ka bërë shkelje kushtetuese, kjo është ngjashëm me suprimimin e Kushtetutës, ajo çka ka ndodhur dikur në të kaluarën. Kjo është një ngjarje e rrezikshme dhe drejtim i rrezikshëm. I bëj thirrje të ndalen dhe mos të vazhdojnë në këtë drejtim. Ruajtja e pushtetit, mbajtja e pushtetit, ardhja në pushtet është e mundshme duke respektuar kushtetutën, demokracinë e vendit dhe nëse shkohet në këtë rrugë të rrezikshme po na pamundësojnë funksionimin e kushtetutës. Nuk po lënë rrugë tjetër përveç t’i drejtohemi qytetarëve që të mobilizohemi të gjithë dhe të mbrojmë kushtetutën e Kosovës. Këtë e kemi obligim dhe detyrë. Unë besoj se sovrani e bën këtë dhe e ka bërë në çdo etapë të jetës së këtij vendi. Kuptohet me veprime që sovrani vet i identifikon, që mund të jenë edhe protesta, përshkallëzime që i konsideron të nevojshme”, tha ai në hollin e Kuvendit.
Liberia sekuestron rreth katër ton kokainë me vlerë 317 milionë dollarë
Mbi 80 mijë persona nënshkruajnë një peticion që kërkon përsëritjen e finales së Kupës së Botës
Trump: Marrëveshja bërthamore me Riadin lidhet me njohjen e Izraelit
- 19:59 Britania dënon sulmet Huthi ndaj cisternave saudite
- 19:46 Gomarët që po parandalojnë përhapjen e zjarreve masive në Spanjë sfidojnë përpjekjet e teknologjive të larta
- 19:13 Kina do të rrisë prodhimin e energjisë nga era dhe dielli me më shumë se 50% në pesë vjet
- 19:07 Senati amerikan shton Iranin në projektligjin për sanksionet
- 19:04 Republika Sërpska lobon me miliona në SHBA për pavarësinë e saj
- 18:59 Liberia sekuestron rreth katër ton kokainë me vlerë 317 milionë dollarë