Zbulohen dy lokale në Tiranë ku organizoheshin lojëra fati, në pranga një prej pronarëve! Tjetri në kërkim
Policia e Tiranë ka zbuluar këtë të martë dy lokale ku organizoheshin lojëra fati. Sipas raportimeve nga policia, në pranga ka rënë një 49-vjeçar, pronari i një prej lokaleve ku organizoheshin lojërat e fatit.
Ndërkohë, është shpallur në kërkim pronari i lokalit të dytë, shtetasi D. L., 27 vjeç.
“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 3, në vijim të kontrolleve në lokale dhe subjekte të tjera, me qëllim evidentimin dhe goditjen e rasteve të përshtatjes së tyre për organizim të kundërligjshëm të lojërave të fatit, konstatuan se në 2 lokale viheshin baste sportive, nëpërmjet celularëve ose kompjuterëve.
Për këtë veprimtari u arrestua shtetasi E. T., 49 vjeç, si dhe u procedua penalisht shtetasja K. M., bashkëpronarë të një lokali në rrugën “Siri Kodra”, pasi gjatë kontrollit në këtë lokal, u gjet një tablet që përdorej për vënien e basteve sportive.
Gjithashtu, u shpall në kërkim shtetasi D. L., 27 vjeç, pasi gjatë kontrollit në lokalin e tij në rrugën “Jordan Misja”, u konstatuan televizorë dhe monitorë kompjuteri që shërbenin për organizimin e lojërave të fatit, si dhe fatura që dokumentojnë këtë veprimtari të kundërligjshme. Punohet për kapjen e shtetasit D. L.Kontrollet kundër kësaj veprimtarie vijojnë”, thuhet në njoftimin e policisë.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.
“Shqipëria e shqiptarëve”, pankartat e qytetarëve në protestë (FOTO)
Qytetarët e Vlorës sërish në protestë te Sheshi i Flamurit kundër projektit në Zvërnec
Babai i Martin Canit i bashkohet protestës kundër projektit në Zvërnec (VIDEO)
- 20:16 Organi ndërkombëtar i paqes nuk arrin dakordësimin për të dërguarin e ri të Bosnjës, vijojnë diskutimet
- 20:13 Putin: Nëse Ukraina i thotë po kompromisit që ramë dakord me Trumpin në Alaska, lufta do të përfundojë shpejt
- 20:06 Ministri Lavrov: Lufta e Bidenit në Ukrainë u bë lufta e Trumpit
- 20:00 VIDEOLAJM/ Tensione në protestë, goditet me gurë dera
- 19:58 Dosja Epstein, kryeprokurori i Britanisë: Hetimi ndaj Andrew dhe Mandelson do të përfundojë brenda një viti
- 19:56 Hezbollahu sulmon trupat izraelite në Libanin jugor