Emiratet e Bashkuara Arabe tërhiqen nga OPEC, tronditet tregu global i naftës

28 Prill 2026 | 15:15

Emiratet e Bashkuara Arabe kanë njoftuar tërheqjen e tyre nga OPEC dhe OPEC+, dy grupe që përfaqësojnë vendet prodhuese të naftës.

Vendimi pasqyron “angazhimin e Emirateve të Bashkuara Arabe për një rol të përgjegjshëm, të besueshëm dhe me vizion në tregjet globale të energjisë”, tha udhëheqja e vendit.

Redaktori i ekonomisë dhe të dhënave, Ed Conway, thotë se largimi i Emirateve të Bashkuara Arabe përfaqëson një “moment të madh në gjeopolitikë dhe ekonomi”.

Shpesh të karakterizuar si një kartel, anëtarët e OPEC-ut dhe OPEC+ bashkëpunojnë për të menaxhuar furnizimin me naftë, për të vendosur kuotat e prodhimit dhe për të ndikuar në çmimet globale.

Donald Trump e kishte akuzuar organizatën se “po mashtron pjesën tjetër të botës” duke rritur çmimet e naftës, ndërsa dalja e një prej prodhuesve më të mëdhenj të OPEC-ut mund të shihet si një fitore për të.

Në pritje të dobësimit të kontrollit të OPEC-ut mbi çmimet, nafta ka shënuar luhatje, megjithëse sot mbetet në përgjithësi në rritje.

Tregjet globale të energjisë po përballen me tensione të reja pas luftës në Iran dhe kufizimeve në Ngushticën e Hormuzit, që kanë çuar çmimet e naftës në nivelet më të larta prej vitesh.

Rreth 20% e furnizimit botëror me naftë dhe LNG kalon përmes këtij kalimi strategjik, i cili është prekur nga kërcënimet dhe sulmet në rajon.

Vendimi i Emirateve të Bashkuara Arabe forcon në mënyrë indirekte pozicionin e Presidentit të SHBA-së Donald Trump, i cili ka kritikuar vazhdimisht OPEC-un për “manipulim” të tregut përmes çmimeve të larta të naftës.

Trump ka lidhur gjithashtu mbrojtjen ushtarake amerikane për shtetet e Gjirit me politikat e tyre energjetike, duke argumentuar se aleatët përfitojnë nga situata.

Tërheqja pasqyron edhe pakënaqësinë e Abu Dhabit me partnerët rajonalë. Anwar Gargash, këshilltar diplomatik i presidentit të Emirateve, ka kritikuar mungesën e mbështetjes politike dhe ushtarake gjatë sulmeve iraniane, duke e cilësuar reagimin e Këshillit të Bashkëpunimit të Gjirit si të dobët.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Zelensky shkarkon komandantin më të lartë të ushtrisë së Ukrainës pas disa ditësh protestash

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ka shkarkuar nga detyra komandantin e përgjithshëm të ushtrisë së vendit, Oleksandr Syrskyi. Kjo vjen vetëm disa ditë pas shkarkimit të...
07:58 | 22/07/2026

Trump njofton tarifa të reja, këtë herë për barnat gjenerike

Presidenti amerikan, Donald Trump njoftoi të martën një paketë të re tarifash, këtë herë për barnat gjenerike të prodhuara jashtë vendit, që do të fillojnë...
07:53 | 22/07/2026

Rubio: Lejimi i Iranit për të kontrolluar Hormuzin do të krijonte një ‘precedent të rrezikshëm’

Sekretari i Shtetit i SHBA-së, Marco Rubio ka deklaruar se lejimi i Iranit për të kontrolluar Ngushticën e Hormuzit do të krijonte një “precedent të rrezikshëm” me...
07:26 | 22/07/2026