Nis seanca për zgjedhjen e Presidentit në Kosovë
Nis seanca e jashtëzakonshme e Parlamentit të Kosovës për zgjedhjen e Presidentit. Opozita nuk merr pjesë në seancë.
Kosova ndodhet në një udhëkryq vendimtar politik. Nëse asnjë kandidat për president nuk zgjidhet deri në mesnatë, vendi automatikisht shkon në zgjedhje të reja parlamentare.
Pas një dite të gjatë me tri dështime për të siguruar kuorumin e nevojshëm prej 80 deputetëve, Kryeparlamentarja Albulena Haxhiu ka caktuar vazhdimin e katërt të seancës për zgjedhjen e Presidentit në orën 23:00.
Gjatë ditës së sotme, seanca nisi fillimisht në orën 10:00, por u shty tri herë radhazi (për në 14:00, 19:00 dhe së fundi në 23:00) me arsyetimin e pritjes së deputetëve të opozitës.
Lëvizja Vetëvendosje ka propozuar për presidente Feride Rushitin dhe Hatixhe Hoxhën.
Në votimin e parë Rushiti mori 63 vota në raundin e parë, ndërsa Hoxha asnjë votë, duke mos arritur kuorumin e nevojshëm.
Në një lëvizje të minutës së fundit gjatë pasdites, kryeministri Albin Kurti i ofroi opozitës LDK-së 15 firma nga LVV-ja për të propozuar një kandidat të tyre, në mënyrë që të krijohet një garë reale. Ai bëri të ditur se Hatixhe Hoxha është e gatshme të tërhiqet për t’i lënë vend kandidatit të LDK-së.
Opozita e cilësoi këtë lëvizje si mashtrim dhe Refuzoi ofertën e Kurtit, duke u shprehur se kjo është tentativë për t’ia mundësuar kandidates së VV-së zgjedhjen dhe për “kapjen e shtetit”.
Arian Tahiri i PDK-së akuzoi Kurtin për “prodhim dramash” dhe shkelje të rendit kushtetues, duke e quajtur procesin joserioz.
Besnik Tahiri dhe Bekë Berisha nga radhët e AAK-së në opozitë deklaruan se nuk do të bëhen pjesë e “komplotit” dhe “manipulimit politik”, duke theksuar se zgjidhja do të ishte kandidati i tyre, Ramush Haradinaj, i cili nuk u përkrah.
Kjo është tentativa e fundit e pushtetit për të bindur deputetët e opozitës, veçanërisht ata të LDK-së, që të qëndrojnë në sallë për të siguruar kuorumin e nevojshëm.
Pa praninë e 80 deputetëve në sallë, votimi nuk mund të konsiderohet i vlefshëm. Mundësitë për gjetjen e konsensusit janë deri në orën 00:00.
Rubio: Anëtarësimi i Kosovës në NATO tani nuk është në krye të agjendës së aleatëve
Costa takohet edhe me Osmanin, në fokus hapat e Kosovës drejt integrimit evropian
Kurti takim me Costan: Kosova është rreshtuar plotësisht me politikën e jashtme të BE-së
- 11:55 Strazimiri përplaset me Lëvizjen Bashkë për protestën: 70% e qytetarëve ishin demokratë
- 11:49 Mes tensionesh dhe sharjesh transportohet drejt Traumës autori i vrasjes së policit në Maliq (VIDEO)
- 11:38 Pëllumb Gjoka flet për herë të parë për akuzat në “Metamorfoza”: Po gjykohem mbi thashetheme
- 11:36 Balla-Berishës: Kemi ne antimitig, ne kemi një ditëlindje, projekti i Zvërnecit do të bëhet
- 11:30 Detaje nga vrasja e efektivit në Maliq, autori gjakftohtë, nuk shfaqi asnjë pendesë pas arrestimit
- 11:22 Efektivi tek Trauma, niset dhe autori me ambulancë, si paraqitet gjendja e dy të plagosurve