Gjendet automjeti i dytë i përdorur në vrasjen e çiftit Mujeci, çfarë kishte brenda tij

29 Prill 2026 | 14:48

Policia e Lezhës ka gjetur një makinë të dytë që dyshohet se është përdorur në dinamikën e vrasjes së çiftit Mujeci në Balldren.

Në një njoftim zyrtar, policia bën me dije se gjatë kontrolleve të kryera mbrëmjen e së martës në fshatin Torovicë, në një rrugë dytësore pranë një kanali në tokë arë, është gjetur një automjet tip “Audi A4”, i cili dyshohet se është përdorur në dinamikën e ngjarjes nga persona të përfshirë si bashkëautorë dhe vëzhgues të lëvizjeve të viktimave.

Sipas të dhënave paraprake, brenda automjetit janë gjetur edhe dokumente që dyshohet se u përkasin personave të shpallur në kërkim. Mjeti është sekuestruar në cilësinë e provës materiale dhe do t’i nënshtrohet ekspertizave kriminalistike për të përcaktuar rolin e tij në ngjarje.

Gjetja e saj vjen në kuadër të hetimeve për zbardhjen e vrasjes së çiftit Mujeci në fshatin Balldren, ngjarje e ndodhur më 26 prill 2026, ndërsa grupi hetimor ka shtrirë kontrollet edhe në zona të tjera për sigurimin e provave të reja që mund të ndihmojnë në dokumentimin ligjor të autorësisë.

Kujtojmë që një ditë më parë policia gjeti në zonën e Torovicëc një automjet tjetër, tip Golf 5, pa targa, që dyshohet se është përdorur nga qitësit gjatë krimit.

Ndërkohë, forcat e rendit vijojnë kontrollet në terren për lokalizimin dhe kapjen e autorëve të dyshuar, ndërsa materialet hetimore i janë referuar Prokurorisë së Lezhës për veprime të mëtejshme.

Policia ka shpallur në kërkim Renato dhe Florin Mhillajt, të dyshuar si autorë të vrasjes së çiftit Kreshnik dhe Gentjana Mujeci. Së bashku me ta, i dyshuar i tretë është edhe Adriano Mhillaj, ndërsa të tre janë shpallur në kërkim.

Dyshohet se vrasja ka ndodhur për motive hakmarrjeje pasi Renato Mhillaj është djali i Genc Mhillajt, ndërsa Adriano dhe Florin janë nipat e tij. Genc Mhillaj është vrarë në vitin 2016, ndërsa si autor u akuzuan Kreshnik Mujeci, së bashku me kushëririn e tij, Jozef Mujeci ndërsa në vitin 2018 ishte Gjykata e Shkodrës e cila e shpalli të pafajshëm Mujecin, lidhur me vrasjen në fjalë, me argumentin se “nuk provohej ta kishte kryer veprën penale për të cilën akuzohej”.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Vrasja e policit në Maliq, reagon ministri i Brendshëm: Dënoj me forcën më të madhe këtë akt kriminal

Ministri i Brendshëm, Besfort Lamallari, ka reaguar pas ngjarjes së rëndë të ndodhur në Maliq, ku një efektiv policie u vra dhe një tjetër mbeti...
09:53 | 04/06/2026

U plagos në Lozhan të Maliqit, efektivi i ‘Shqiponjave’ niset me helikopter drejt Traumës

Efektivi i ‘Shqiponjave’ Edison Adri që mbeti i plagosur nga operacioni në Lozhan të Maliqit, është nisur për mjekim të specializuar drejt Spitalit të Traumës...
09:44 | 04/06/2026

Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë Dëshmorit të Atdheut

Kryeministri Edi Rama ka reaguar menjëherë pas ngjarjes së rëndë të ndodhur në Maliq, teksa gjatë një operacioni policor efektivi i Shqiponjës Enea Mekolli humbi...
09:33 | 04/06/2026