Aksident i rëndë në Tragjas të Vlorës, makina përplas çobanin dhe tufën e bagëtive

29 Prill 2026 | 20:55

Një aksident rrugor është regjistruar mbrëmjen e sotme, në aksin e ByPass-it në drejtim Orikum–Vlorë.

Sipas informacioneve paraprake, automjeti tip “Volkswagen” i drejtuar nga shtetasi me iniciale V.G., është përplasur me një tufë bagëtish të imta (dhi) që ndodheshin në rrugë.

Në fund të tufës ndodhej edhe çobani, shtetasi me iniciale A.D., rreth 35 vjeç, i cili është goditur gjatë përplasjes.

Si pasojë e forcës së goditjes, 35-vjeçari është transportuar me autoambulancë drejt Spitalit Rajonal të Vlorës, ku po merr ndihmë mjekësore për traumat e pësuara.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Moti i keq, aksident në hyrje të tunelit të Skërficës

Një aksident rrugor është regjistruar mbrëmjen e sotme në hyrje të tunelit të Skërficës, në rrugën kombëtare Kardhiq-Delvinë. Një automjet ka dalë nga rruga duke...
22:32 | 25/06/2026

Rrufeja shkakton zjarr në Dropull, era e fortë rrëzon pemë dhe bllokon rrugën

Moti i keq që ka përfshirë pasditen dhe mbrëmjen e së enjtes qarkun e Gjirokastrës ka sjellë probleme në disa zona të Bashkisë Dropull. Si...
21:58 | 25/06/2026

Aktivisti Goci: Një agjent nuk del me fytyrë të kërkojë dorëheqjen e kryeministrit

“Një agjent nuk del me fytyrë për të kërkuar dorëheqjen e kryeministrit, por vepron në mënyrë të fshehtë.” Kështu u shpreh aktivisti Ervin Goci në...
21:57 | 25/06/2026