“Vjosa Osmani nuk shkëlqeu”, Ish-Ambasadori: Nuk do sjellë ribashkim në LDK

29 Prill 2026 | 21:54

Ish-ambasadori Arben Çejku ka folur në “Now” lidhur me situatën aktuale politike në Kosovë e cila po shkon drejt zgjedhjeve të parakohshme pas dështimeve në Kuvend për zgjedhjen e presidentit.

Sipas Çejkut, opozita në Kosovë nuk ka treguar vendosmërinë e duhur për të fituar postin e presidentit dhe për të sfiduar partitë e tjera.

Ai gjithashtu kritikoi mungesën e bashkëpunimit mes partive opozitare, duke theksuar se nuk pati as përpjekje minimale për tu mbledhur.

“Opozita duhej të bënte një luftë më të ashpër që të merrte presidentin e Kosovës.

Minimumi nuk pati një takim të partive të opozitës, të mblidheshin dhe të thonin duhet të luftojmë për postin e presidentit dhe të mos i lëmë të gjithë pushtetet Albin Kurtit.

LDK pati një rast të artë për një ndryshim të lidershipit, humbi zgjedhjet në mënyrë të turpshme. Lidershipi me mekanizma bllokoi zgjedhjet. Kjo sepse ka pasur një marrëdhënie në distancë mes Abdixhikut dhe Vjosa Osmanit”, tha ish-ambasadori.

Sipas tij, Osmani nuk garanton dot unitet në parti apo të mund të sjellë bashkim politik në LDK..

“Kalkulimi është bërë mbi një person që dhe si presidente nuk është se ka shkëlqyer në pjesën më të madhe të mandatit të saj edhe në raport me votuesit e LDK edhe me unitetin e kësaj partie. Osmani nuk është një person që do sjellë ndonjë ribashkim në KLD. Kjo pritet per t’u parë.

Nga ana tjetër nuk e di sa të sinqerta kanë qenë ofertat e Albin Kurtit për LDK-në, por lind pyetja, a u shfrytëzuan këto? A u ekspozua Albin Kurti si autokrat, a ka arritur opozita në Kosovë ta paraqesë Kurtin si autokrat?”, shtoi Çejku.

Në fund, ai vlerësoi se Partia Demokratike e Kosovës duket më e organizuar dhe më serioze në qasjen e saj politike për momentin.

“Në rrethanat ku është opozita, mendoj se PDK-ja është më e organizuar, ka kryetarin e saj ligjitim, është përpjekur të paraqitet seriozisht në zgjedhje si dhe të bëjë disa oferta serioze”, tha Ish-ambasadori Çejku.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Prattipati i bën thirrje Kosovës t’i bashkohet projektit amerikan për gazin

E ngarkuara me punë në Ambasadën amerikane në Prishtinë, Anu Prattipati, i ka bërë thirrje Kosovës të hyjë në partneritet afatgjatë energjetik me Shtetet e...
19:18 | 04/06/2026

“Këtë verë do të jem në Prishtinë”, publikohet biseda e Dua Lipës me Katy Perry-n, ylli botëror pjesë e Sunny Hill

Këngëtarja me famë botërore Katy Perry do të jetë njëra prej këngëtareve kryesore që do të përformojë në Festivalin “Sunny Hill” në Prishtinë. Lajmi është...
17:54 | 04/06/2026

Vjosa Osmani në Gjilan: Besojmë në punë, rezultate dhe aleancën me ShBA-në

Kandidatja për president nga radhët e LDK-së, Vjosa Osmani ndodhet në Gjilan nga ku ka falënderuar qytetarët për mbështetjen, duke e cilësuar atë si një...
13:54 | 04/06/2026