Gjirokastër, sezoni turistik zgjat orarin e vizitave në monumentet e kulturës

30 Prill 2026 | 19:12

Nisja zyrtarisht e sezonit turistik në Gjirokastër ka zgjatur edhe orarin e vizitave objekteve të trashëgimisë kulturore nga vizitorët dhe turistët.

Sipas Drejtorisë Rajonale të Trashëgimisë Kulturore përgjatë periudhës 1 Maj-31 Tetor Kalaja e Gjirokastrës dhe Parku Arkeologjik Antigone do të mirëpresin vizitorë me biletë në fashën e re orare: 9.00-19.00.

Orari i ri zgjat kohën e vizitave të këtyre monumenteve nga turistët duke i bërë më të aksesueshme për ta.

Përgjatë këtij viti zona e Gjirokastrës ka mirëpritur rreth 30 mijë turistë ndërsa ky numër pritet të regjistrojë rritje të ndjeshme në muajt në vazhdim.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Kroçiera “Nautica” mbërrin në Portin e Durrësit me 665 turistë në bord

Porti i Durrësit mirëpriti sot anijen kroçierë “Nautica”, pjesë e flotës së kompanisë Oceania Cruises, e cila u ankorua në kalatën nr. 5 me 665...
12:14 | 28/06/2026

Dy automjete përfshihen nga flakët gjatë natës në Elbasan, nisin hetimet

Dy automjete janë përfshirë nga flakët gjatë natës në Elbasan, duke shkaktuar dëme të konsiderueshme materiale. Sipas informacioneve paraprake, zjarri ka dëmtuar pjesën e përparme...
10:43 | 28/06/2026

Aksident në Novoselë, përplasen një makinë dhe një motor, plagoset drejtuesi i motomjetit

Një aksident rrugor është regjistruar mëngjesin e së dielës në Novoselë, ku janë përplasur një automjet tip Volkswagen dhe një motomjet. Si pasojë e përplasjes,...
10:29 | 28/06/2026