Manjani i prerë: PD është parti e Berishës, sa të marrë frymë ai do të jetë kryetar

30 Prill 2026 | 21:45

Juristi Ylli Manjani komentoi në emisionin Now në Euronews Albania garën për kryetar të Partisë Demokratike.

Sipas tij, brenda PD nuk ka asnjë garë pasi Berisha është i vetmi që do ta drejtojë këtë parti sa të ketë jetë.

“Është e qartë që nuk ka garë, e vetmja gjë që e bën qesharake është pse nuk i lejon gjithë këta të tjerët të garojnë, t’i mundë të gjithë. Ajo është parti e Sali Berishës dhe sa të marrë frymë do të jetë kryetar i kësaj partie. Këto zgjedhje nuk janë një zgjidhje politike e PD, është diçka e brendshme, ajo që do më interesonte do të ishte sa zgjidhje do të ishte PD për politikën në Shqipëri.

Vetëm ankesa kanë, i vjedh Rama, i vjedh ky. Edhe sikur të mblidhen të gjithë bashkë ata, 70 mijë prapë Berisha i fiton. Pjesa e debatit me kandidatët është qesharake, lëri të garojnë, por po të bënte këtë nuk është më Saliu, nuk mund të presim të ndryshojë Berisha në këtë kohë”, tha Manjani.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Erion Braçe del kundër Ramës për Zvërnecin (VIDEO)

Deputeti Erion Braçe ka folur lidhur me mënyrën se si po trajtohet publikisht projekti i investimit strategjik në Zvërnec. Në një reagim publik, Braçe theksoi...
14:05 | 04/06/2026

SPAK sekuestron vilën në Dhërmi, akuza të reja ndaj Belinda Ballukut

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka vendosur sekuestro preventive mbi një vilë një resort në Gjilekë të Dhërmiut. SPAK njofton se...
14:03 | 04/06/2026

Samiti BE-Ballkani Perëndimor më 5 qershor, zbardhen pikat kryesore të agjendës

Udhëheqësit e BE-së dhe të Ballkanit Perëndimor do të takohen në Tivat të Malit të Zi më 5 qershor. Samiti zhvillohet gjashtë muaj pas samitit...
13:34 | 04/06/2026