Ndërtoi pa leje një banesë duke zënë të gjithë hapësirën e përbashkët, në pranga 57-vjeçari në Tiranë
Policia e Tiranë ka arrestuar këtë të premte një 57-vjeçar, pasi në një hapësirë të përbashkët publike, në tarracë, kishte ndërtuar një objekt pa leje.
Sipas raportimeve të policisë, në pranga ka rënë Sokol Sadiku, 57 vjeç, i cili në tarracën e kompleksit të pallatit kishte ndërtuar një banesë duke zënë të gjithë hapësirën e përbashkët të banorëve të tjerë.
“Në vijim të punës për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e rasteve të ndërtimeve pa leje, shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 2, bazuar në informacionet e marra se një shtetas kishte ndërtuar, pa leje, në rrugën “Frederik Shiroka”, kanë ushtruar kontroll në zonë.
Nga kontrollet u konstatua se shtetasi S. S., kishte ndërtuar pa leje, një objekt (banesë) në taracën e një kompleksi pallati.
Në vijim të veprimeve, nga specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 2 u arrestua në flagrancë shtetasi S. S., 57 vjeç, banues në Tiranë”, thuhet në njoftimin e policisë.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprën penale “Ndërtimi i paligjshëm”.
Vrasja e policit në Maliq, reagon ministri i Brendshëm: Dënoj me forcën më të madhe këtë akt kriminal
U plagos në Lozhan të Maliqit, efektivi i ‘Shqiponjave’ niset me helikopter drejt Traumës
Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë Dëshmorit të Atdheut
- 09:59 Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset
- 09:53 Vrasja e policit në Maliq, reagon ministri i Brendshëm: Dënoj me forcën më të madhe këtë akt kriminal
- 09:44 U plagos në Lozhan të Maliqit, efektivi i ‘Shqiponjave’ niset me helikopter drejt Traumës
- 09:33 Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë Dëshmorit të Atdheut
- 09:31 Vrau një polic dhe plagosi një tjetër, del fotoja e autorit të ngjarjes së rëndë në Maliq
- 09:24 Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West