Kapet sërish peshk helmues në Vlorë, rasti i tretë në zonë

1 Maj 2026 | 13:51

Një tjetër peshk helmues, i njohur nga peshkatarët me emrin “Palla”, është kapur në rrjetat e peshkatarëve të QPO, duke shënuar rastin e tretë të pranisë së kësaj specieje në zonë dhe të dytin brenda dy muajve të fundit.

Sipas të dhënave, ekzemplari i kapur ka një gjatësi prej 55 cm dhe peshon 1.630 kg. Ky peshk pritet të konservohet dhe më pas t’i dhurohet Universiteti Bujqësor i Tiranës, me kërkesë të profesor Rigers Bakiu, i cili merret me studimin e specieve invazive.

Peshkatarët dhe specialistët theksojnë rëndësinë e informimit të publikut për praninë e këtyre specieve potencialisht të rrezikshme, ndërsa një falënderim i veçantë u është drejtuar edhe njerëzve të shkencës dhe mediave për reagimin dhe informimin në kohë reale.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

I biri vrau një polic dhe plagosi një tjetër, merret në pyetje nga autoritetet nëna e Violand Braçellarit

Nëna e autorit të vrasjes së policit Enea Mekolli dhe plagosjes së policit Edison Adri është shoqëruar nga forcat e policisë në ambjentet e drejtorisë...
15:39 | 04/06/2026

“Braçellari, emër shumë i njohur në Korçë”, Artan Hoxha: Dhjetëra operacione për ta arrestuar

Pas ngjarjes së rëndë të ndodhur këtë të enjte në Maliq të Korçës, ku një punonjës policie u vra dhe një tjetër u plagos gjatë...
15:32 | 04/06/2026

Grabitën 15 tonë kokainë, Artan Hoxha: Karteli jep 30 milionë dollarë për t’i gjetur

Gazetari Artan Hoxha i ftuar këtë të enjte në Euronews Albania ka folur lidhur me humbjen e një ngarkese prej 15 tonësh kokainë. Hoxha gjatë...
15:23 | 04/06/2026