Sali Berisha kandidat i vetëm për kryetar të PD-së, skualifikohet të gjithë rivalët

1 Maj 2026 | 13:57

Partia Demokratike e Shqipërisë pritet të shkojë drejt zgjedhjeve për kryetarin e ri me një kandidat të vetëm.

Sipas vendimit të Komisionit të Organizimit dhe Kontrollit të Operacioneve Elektorale të zbardhur këtë të premte , të shpallur më 1 maj 2026, Sali Berisha do të jetë i vetmi kandidat në garën e datës 23 maj 2026.

Pas shqyrtimit të kërkesave të depozituara, KOKOE vendosi të skualifikojë të gjithë kandidatët e tjerë, duke lënë në garë vetëm Berishën. Dokumenti specifikon se megjithëse pati disa kërkesa, vetëm tre aplikime (Sali Berisha, Mereme Sela dhe Vladimir Mulaj) u morën në shqyrtim pasi plotësonin kushtin si figura të larta drejtuese.

Në vlerësimin e detajuar të kandidaturave, komisioni doli në përfundimin se:

Sali Berisha plotëson të gjitha kriteret statutore për të qenë kryetar.

Mereme Sela dhe Vladimir Mulaj u skualifikuan unanimisht nga komisioni. Sipas KOKOE, megjithëse janë anëtarë të PD-së, ata nuk plotësojnë kriterin e të qenit një “figurë me profil shumë të lartë publik dhe politik” dhe u mungon “eksperienca drejtuese elektorale në nivel kombëtar apo rajonal”.

Si rrjedhojë, KOKOE i ka propozuar zyrtarisht Kryesisë së PDSH-së vetëm kandidaturën e Sali Berishës për miratim. Ky vendim, i cili ka hyrë në fuqi menjëherë, e lë ish-kryeministrin pa asnjë rival përballë në votimet që do të mbahen pas tri javësh.

Nga ana tjetër në raportimin e djeshëm për zhvillimet në PD u pa që kandidaturën e depozituan dhe Ervin Salianji, Alesia Balliu dhe Evi Kokalarit të cilët nuk janë pranuar.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së

Pas tubimit përballë kryeministrisë qytetarë u mblodhën fillimisht para selisë së Partisë Socialiste dhe më pas u drejtuan edhe pranë selisë së Partisë Demokratike. Protestuesit...
23:07 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026

Rama për median ndërkombëtare: Shqipëria nën sulm nga armiqtë dhe në luftë hibride

Kryeministri Edi Rama këtë të mërkurë ka zhvilluar një intervistë për CNN ku ka folur lidhur me protestat që po zhvillohen kundër ndërtimit në Zvërnec....
21:35 | 03/06/2026