Aksident i rëndë në Pogradec, shoferja 24-vjeçare përplas për vdekje të moshuarin në Udenisht
Një aksident i rëndë automobilistik është regjistruar pasditen e kësaj të premte në zonën e Udenishtit, në Pogradec.
Sipas informacioneve paraprake, një mjet i drejtuar nga një 24-vjeçare ka përplasur një këmbësor rreth 80 vjeç. I moshuari është transportuar me urgjencë drejt spitalit të Pogradecit dhe më pas drejt Traumës në Tiranë aty ku dhe ka ndërruar jetë disa orë më vonë për shkak të plagëve të marra.
Policia bën me dije se ngjarja ka ndodhur më datë 1 maj 2026, rreth orës 14:15, në aksin rrugor “Pogradec–Qafë Thanë”, pranë fshatit Udenisht. Automjeti me drejtuese shtetasen me iniciale E. K. dyshohet se ka përplasur këmbësorin I. D., banues në Udenisht.
Ndërkohë, policia thotë se ka arrestuar në flagrancë shtetasen E. S., 24 vjeçe, banuese në Udenisht, për veprën penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”. Kjo shtetase duke drejtuar automjetin ka përplasur këmbësorin Z. D., 80 vjeç, banues në Udenisht, i cili u dërgua për mjekim të specializuar në Tiranë, ku më pas ka humbur jetën.
Burime pranë grupit të ekspertëve të qarkullimit rrugor bëjnë me dije se drejtuesja e mjetit po udhëtonte nga Qafë Thana në drejtim të Pogradecit, ndërsa 80-vjeçari ka tentuar të kalojë nga njëri krah i rrugës në tjetrin, moment në të cilin është përplasur nga automjeti tip “Benz”, duke pësuar plagosje të rëndë.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Korçës, për veprime të mëtejshme.


Si ikën Rama? Xhafo zbulon 2 mënyrat dhe bën llogarinë e mandateve…
“Drafti i Spiropalit”, Manjani: Nuk është projekt politik
Dita e 47-të, qytetarët njoftojnë protestë para Parlamentit më 23 korrik. Nisin marshimin në rrugët e Tiranës
- 22:27 L’Equipe zbulon prapaskenat e Francës, Dembele shpërtheu ndaj shokëve në pushimin e ndeshjes me Spanjën
- 22:27 Inteligjenca artificiale në shëndetësi, OBSH: Mungesa e rregullave rrezikon pacientët
- 22:22 Si ikën Rama? Xhafo zbulon 2 mënyrat dhe bën llogarinë e mandateve…
- 22:20 Deklarata e ministres serbe për Kosovën ndez reagime në Europë, eurodeputeti çek kërkon përjashtimin e Beogradit nga negociatat me BE-në!
- 22:19 Kina kërkon një qasje të re për zhvillimin global: OKB-ja të ketë rol më të fortë në koordinimin ndërkombëtar
- 22:18 “Po përpiqen të pengojnë marrëveshjen me Iranin”, JD Vance akuzon zyrtarë izraelitë