50 parashutistë nga Italia çelin sezonin turistik në aerodromin e qytetit
Në grup prej 50 parashutistët nga Italia kanë çelur sezonin turistik për këtë vit në aerodromin e Gjirokastrës. Parashutistët italianë realizuan hedhje nga avioni, nga lartësia 3 mijë metra duke dhënë një spektakël të vërtetë për të apasionuarit e sporteve të ajrit.
Aktiviteti u realizua si një bashkëpunim i “Skydive Albania” dhe Federatës Shqiptare të Aeronautikës duke qenë i pari në kalendarin e aktiviteteve për këtë vit në aerodromin turistiko-sportiv të Gjirokastrës.
“Është hera e tetë që vijmë këtu në Shqipëri, ndihemi mjaft mirë përpiqemi që këtu të zhvillojmë aktivitete disa herë në vit. Gjirokastra është një qytet i mrekullueshëm dhe me potenciale për turizimin, mendoj se edhe këtë vit do të mirëpresi shumë italianë sepse interesi për ta vizituar është i lartë”, tha një parashutist.
“Është hera e tretë që marr pjesë në aktivitetet që zhvillojmë në aerodromin e Gjirokastrës. Është me të vërtetë bukur, në peisazh i mrekullueshëm, qyteti dhe kështjella kur i shikojmë nga qielli duken vërtet këndshëm, është një mundësi mjaft e mirë për turistët italianë”, tha zonja.
Njw tjetwr italian shprehet: “Gjithmonë është emocion të rikthehem në aktivitete të tilla këtu në Gjirokastër, qyteti është fantastik, zbritja me parashutë të jep adrenalinë, gjithmonë do të jem i pranishëm në vendin tuaj”.
Organizimi i aktiviteteve ndërkombëtare për sportet e ajrit është kthyer në një traditë për Gjirokastrën. Evente të tilla promovojnë turizmin dhe tërheqin vizitorë të shumtë në qytetin e gurtë.
Aksident i rëndë në Durrës, përmbyset një makinë. Dy të lënduar (VIDEO)
Aktivisti Goci: Protesta duhet të bëhet e dhunshme, të bllokohet Parlamenti
“Çfarë sekretesh ka në atë marrëveshje që ruhet me 7 palë zinxhirë?” Hoxha: Shehaj bëri mosbindje civile
- 22:30 Aksident i rëndë në Durrës, përmbyset një makinë. Dy të lënduar (VIDEO)
- 22:25 Aktivisti Goci: Protesta duhet të bëhet e dhunshme, të bllokohet Parlamenti
- 22:03 “Çfarë sekretesh ka në atë marrëveshje që ruhet me 7 palë zinxhirë?” Hoxha: Shehaj bëri mosbindje civile
- 21:41 “Më erdhi keq për çfarë ndodhi”, Erla zbulon bisedën me Shehajn që bëri me punonjësen e Kuvendit
- 21:19 “Pushteti do të krijojë idenë e një proteste të dhunshme”, gazetari Stafa: Dhuna jo proporcionale
- 21:00 Trump të martën do të presë Zelenskyyn dhe Netanyahun në Shtëpinë e Bardhë, do të zhvillojë takime të ndara