Ukrainë: Tre të vdekur në sulmet ruse në Odessa dhe Kherson
Tre persona u vranë në Ukrainë sot, të dielën, nga sulmet me dronë rusë në rajonet e Odesës dhe Khersonit.
Dy persona u vranë në sulmet ruse në Odessa, ku ka infrastrukturë të rëndësishme portuale, përfshirë shoferin e një kamioni, tha guvernatori i saj, Oleh Kiper.
“Dronët armiqësorë goditën tre ndërtesa banimi, ndërsa dy të tjera u dëmtuan. Edhe objektet dhe pajisjet në port u dëmtuan”, shpjegoi ai.
Ndërkohë, një burrë u vra në sulmet ajrore ruse në rajonin e Khersonit, në jug të Ukrainës, sipas autoriteteve.
Gjatë natës nga e shtuna në të diel, Rusia lëshoi 268 dronë dhe një raketë balistike kundër Ukrainës, sipas mbrojtjes ajrore të vendit.
Zjarr në portin rus
Ukraina nisi një tjetër sulm me dron gjatë natës kundër portit rus të Primorskut, i vendosur në bregdetin baltik, duke shkaktuar një zjarr, njoftoi guvernatori rajonal Alexander Drozdenko.
“Një zjarr shpërtheu gjatë sprapsjes së sulmeve në Primorsk. Zjarri po trajtohet aktualisht”, tha Drozdenko, guvernator i rajonit të Leningradit, në Telegram.
Sipas tij, më shumë se 60 dronë u rrëzuan gjatë natës mbi rajon. Megjithatë, ai shtoi se nuk pati derdhje nafte pas sulmit në Primorsk, një port i madh eksporti nafte.
Trump: Marrëveshja bërthamore me Riadin lidhet me njohjen e Izraelit
Kallas: Bllokada detare e rebelëve Huthi ndaj Arabisë Saudite, rrezikon stabilitetin rajonal
Në janar i shpëtoi atentatit, vritet kryebashkiaku i Meksikës. Persona të armatosur sulmuan zyrën e tij
- 16:57 Berisha akuzon Ramën për reformën territoriale: Erdhi në Kuvend për ta varrosur
- 16:30 Erëra të forta dhe det i trazuar gjatë së premtes, apeli i Kapitenerisë së Vlorës për pushuesit dhe operatorët
- 16:26 Kryeministri Rama largohet nga Kuvendi, opozita hedh shishe dhe karton drejt tij (VIDEO)
- 16:12 Trump: Marrëveshja bërthamore me Riadin lidhet me njohjen e Izraelit
- 16:00 Deçan, 56-vjeçari humb jetën nga të shtënat me armë zjarri, dyshohet se u qëllua nga djali i tij
- 15:41 Deputetët e opozitës godasin tavolinat, PS voton rezolutat për institucionet e pavarura