Kush janë dy fëmijët që humbën jetën në aksidentin e rëndë te ish-Këneta në Durrës

4 Maj 2026 | 07:52

K.N. , 9 vjeç dhe E.M. 12 vjeç janë dy fëmijët e vegjël që jeta iu ndërpre për shkak të aksidentit të ndodhur pasditen e së dielës në zonën e ish-Kënetës në Durrës.

Ndërkohë i plagosur rëndë ka mbetur shoku i tyre 8-vjeçar, i cili ndodhet në Spitalin e Traumës.

Prindërit e 9-vjeçarit K.N ndodheshin në Itali, pasi babai i tij po kurohej nga një sëmundje.

Shkaktar i aksidentit dyshohet të jetë 57-vjeçari Nikoll Radaçi, i cili është vënë në pranga ndërsa policia thotë se ka qenë në gjendje të dehur në momentin e ngjarjes, teksa drejtonte automjetin tip “Benz” me të cilin përplasi fëmijët.

“Më vrisni nuk meritoj të jetoj, dua të vras veten, jam i tronditur nuk mbaj mend asgjë, isha i dehur mora në qafë fëmijët”, ka thënë Radaçi pasi është ndaluar nga policia.

Njoftimi i policisë

“Të dielën, rreth orës 14:20, në lagjen nr. 15, në Durrës, një automjet i drejtuar nga shtetasi N. R., rreth 57 vjeç, ka aksidentuar tre fëmijë të mitur, të moshës rreth 10 vjeç. Si pasojë e aksidentit, dy prej të miturve kanë humbur jetën, ndërsa i mituri tjetër është në gjendje të rëndë dhe po transportohet për ndihmë më të specializuar në Tiranë. Drejtuesi i automjetit është shoqëruar në Komisariat për veprime të mëtejshme. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit”, njofton policia.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Publikohet fotoja familjare nga darka shtetërore e Presidentit Erdogan me liderët e NATO-s

Është publikuar fotoja familjare nga darka shtetërore e organizuar nga Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, në nder të krerëve të shteteve dhe qeverive pjesëmarrëse...
22:01 | 07/07/2026

Sot dita e 38-të e protestës, qytetarët i drejtohen Kryeministrisë për të mbajtur fjalimet e tyre

Protesta e aktivistëve dhe qytetarëve në Tiranë ka hyrë në ditën e saj të 38-të radhazi. Si çdo pasdite, edhe këtë të hënë, rreth orës...
19:54 | 07/07/2026

Shtetësia shqiptare humb interes, aplikimet për azil në rritje

Shtetasit e huaj që kërkojnë të marrin pasaportën shqiptare kanë ardhur në rënie gjatë vitit 2025. Të dhënat e INSTAT tregojnë se shtetësinë shqiptare e...
19:41 | 07/07/2026