FOTO/ Ky është Nikoll Radaçi, 57-vjeçari që përplasi për vdekje dy të miturit

Nikoll Radaçi
3 Maj 2026 | 16:46

Ky është Nikoll Radaçi, drejtuesi i mjetit të përfshirë në aksidentin tragjik në Durrës, ku humbën jetën dy fëmijë të mitur dhe një tjetër mbeti i plagosur rëndë.

57-vjeçari pas aksidentit ka tentuar të largohet, por më pas është arrestuar nga policia dhe ndodhet në komisariat, ndërsa ndaj tij pritet të vijojnë procedurat ligjore.

Pak më herët, gazetarja e Euronews, Lorida Mani raportoi se mosha e të miturve që kanë humbur jetën janë 8 dhe 10 vjeç ndërsa personi i tretë  që ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore është 13 vjeç.

Tre të miturit mësohet se kanë qenë duke luajtur në trotuar në lagjen e tyre teksa janë përplasur nga një automjet Benz ML me drejtues Nikoll Radaçi , i cili dyshohet se lëvizte me shpejtësi. Pas përplasjes dy fëmijët kanë ndërruar jetë në vendngjarje. Ndërsa i mituri i tretë aktualisht po transportohet për ndihmë më të specializuar në Tiranë.

LEXONI EDHE:

Ngjarja e rëndë ku humbën jetë dy fëmijë ka tronditur banorët e Durrësit. Dëshmitarët dhe fqinjët në vendngjarje shprehen të shokuar nga përmasat e tragjedisë, duke theksuar se viktimat ishin fëmijë të moshave shumë të vogla.

Banorët sqarojnë se fëmijët nuk ishin në rrugë, por po qëndronin në trotuar në momentin e goditjes fatale nga makina. Ata thonë se lagja cilësohet si problematike për shkak të mjeteve që lëvizin me shpejtësi jashtëzakonisht të lartë. Gjithashtu, banorët shprehin zemërim të thellë për faktin se drejtuesi i mjetit u largua nga vendi i ngjarjes menjëherë pas aksidentit, duke lënë makinën pas.

Shumë e rëndë, shumë e rëndë. Zoti e di si u bë… Zoti e di çfarë po shohim. Çfarë bëhet kështu, fëmijët në rrugë. Zakonisht mjetet lëvizin me shpejtësi këtu. Shumë e rëndë”,-thotë një prej banorëve të zonës.

“Të shokuar, të tronditur jemi se janë fëmijë. Edhe ishin në trotuar, nuk është se ishin në rrugë?’, – shprehet një banore.

“Ka ngjarje më të rëndë se ikën dy foshnja? Edhe të moshuar po të ishin, çfarë… S’kemi çfarë të themi. Fëmijët i njoh se i kam komshinj….. Mesazhi është për vetë shtetin që t’i bëjë sinjalizimet në rrugë. Makinat jo këtu, po kudo që të vesh makinat e kanë bërë të modës. Se nuk është vetëm kjo rrugë problem, është problemi i rrugëve kudo. T’u jepet zgjidhje”, shton një tjetër banorë për Euronews Albania.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Arrestohen në flagrancë dy efektivë të Komisariatit Nr. 3 në Tiranë, dyshohen për korrupsion dhe shpërdorim detyre

Dy punonjës të Policisë së Shtetit janë arrestuar në flagrancë në Tiranë, pasi dyshohen për veprat penale të “korrupsionit pasiv të personave që ushtrojnë funksione...
17:59 | 16/07/2026

Deklarata e ministres serbe, Rama: Nuk bëhemi kor histerik sa herë del një çyryk në Beograd e flet përçart

Kryeministri Edi Rama përmes një postimi në ‘X’ ka reaguar lidhur me deklaratën e ministres serbe Snezhana Paunoviç për spastrimin etnik të Kosovës. Rama shkruan...
17:45 | 16/07/2026

Plagosja në Shkodër, arrestohet autori 18-vjeçar. Pranga edhe babait të tij për bashkëpunim në krim

Detaje të reja janë zbardhur lidhur me plagosjen e regjistruar këtë të enjte në ambientet e Poliklinikës në qytetin e Shkodrës. Policia bën me dije...
17:09 | 16/07/2026