Tragjedia në Durrës, banorët të revoltuar: Fëmijët u vranë në trotuar!

3 Maj 2026 | 17:06

Ngjarja e rëndë ku humbën jetë dy fëmijë ka tronditur banorët e Durrësit. Dëshmitarët dhe fqinjët në vendngjarje shprehen të shokuar nga përmasat e tragjedisë, duke theksuar se viktimat ishin fëmijë të moshave shumë të vogla.

Banorët sqarojnë se fëmijët nuk ishin në rrugë, por po qëndronin në trotuar në momentin e goditjes fatale nga makina. Ata thonë se lagja cilësohet si problematike për shkak të mjeteve që lëvizin me shpejtësi jashtëzakonisht të lartë. Gjithashtu, banorët shprehin zemërim të thellë për faktin se drejtuesi i mjetit u largua nga vendi i ngjarjes menjëherë pas aksidentit.

“Shumë e rëndë, shumë e rëndë. Zoti e di si u bë… Zoti e di çfarë po shohim. Çfarë bëhet kështu, fëmijët në rrugë. Zakonisht mjetet lëvizin me shpejtësi këtu. Shumë e rëndë”,-thotë një prej banorëve të zonës.

Të shokuar, të tronditur jemi se janë fëmijë. Edhe ishin në trotuar, nuk është se ishin në rrugë?’, – shprehet një banore.

“Ka ngjarje më të rëndë se ikën dy foshnja? Edhe të moshuar po të ishin, çfarë… S’kemi çfarë të themi. Fëmijët i njoh se i kam komshinj….. Mesazhi është për vetë shtetin që t’i bëjë sinjalizimet në rrugë. Makinat jo këtu, po kudo që të vesh makinat e kanë bërë të modës. Se nuk është vetëm kjo rrugë problem, është problemi i rrugëve kudo. T’u jepet zgjidhje”, shton një tjetër banorë për Euronews Albania.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Temperaturat e larta, zjarrfikësit freskojnë rrugët dhe hapësirat publike në Elbasan (VIDEO)

Teksa termometri ka shënuar 40 gradë Celsius, ekipet e shërbimit zjarrfikës në Elbasan kanë ndërmarrë një aksion në të gjithë qytetin për të lehtësuar ndikimin...
15:15 | 16/07/2026

Tentoi të vidhte me thyerje një market në Krujë, shoqërohet në polici 14-vjeçari

Një 14-vjeçar është shoqëruar në Komisariatin e Policisë së Krujës, pasi dyshohet se ka tentuar të vjedhë me thyerje një market në pedonalen e qytetit....
14:51 | 16/07/2026

“Smart City”, Rama: Projekti nuk ndalet më, do të shtrihet në të gjithë territorin

Kryeministri Edi Rama ishte i pranishëm këtë të enjte në Qendrën e Komandës dhe Kontrollit të projektit “Smart City”, ku deklaroi se siguria publike në...
14:31 | 16/07/2026