Ambasadorja e SHBA në Greqi: Trump pritet të vizitojë Athinën

5 Maj 2026 | 19:46

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, pritet të vizitojë Greqinë në një të ardhme të afërt, sipas ambasadores amerikane në Athinë, Kimberly Guilfoyle.

Deklarata u bë të martën gjatë një vizite të saj në selinë e transmetuesit publik grek ERT. E pyetur nëse vizita mund të zhvillohet gjatë verës, Guilfoyle u shpreh se ende nuk ka një datë të saktë.

“Ende nuk mund të jap një datë të saktë, po ndodhin shumë zhvillime, por ai do të vijë në Greqi. Po ashtu do të vijë edhe sekretari i luftës Pete Hegseth dhe sekretari i shtetit Marco Rubio,” tha ajo.

Kimberly Guilfoyle ka shprehur edhe më herët dëshirën që Trump të vizitojë kryeqytetin grek, duke përmendur madje mundësinë e një fjalimi të tij në në Akropoli i Athinës.

“Do të ishte diçka që të gjithë do ta donim. Shpresoj që ai të vijë dhe do t’i kërkoj të vijë,” kishte deklaruar ajo më herët.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Haziri: Votat e LDK-së mund të unifikohen vetëm për president nga radhët e partisë

Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) mund të unifikohet dhe t’i ofrojë votat e 18 deputetëve të saj në Kuvendin e Kosovës, nëse Lëvizja Vetëvendosje, si...
16:22 | 24/06/2026

Trump zgjat me një vit gjendjen e emergjencës kombëtare në Ballkanin Perëndimor, lihen në fuqi edhe sanksionet

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump ka vendosur të zgjasë edhe për një vit gjendjen e emergjencës kombëtare në lidhje me Ballkanin Perëndimor. Sipas...
13:29 | 24/06/2026

Kurti: S’kishim nevojë për zgjedhje të reja, së shpejti nis puna për formimin e institucioneve

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka deklaruar se zgjedhjet e 7 qershorit nuk ishin të nevojshme dhe se rezultati i tyre e dëshmon këtë, duke...
09:38 | 24/06/2026