Trump pezullon përkohësisht operacionin në Ngushticën e Hormuzit, pret marrëveshje me Iranin

6 Maj 2026 | 07:45

Presidenti amerikan, Donald Trump, ka njoftuar pezullimin e përkohshëm të operacionit “Projekti Liri”, që synonte shoqërimin e anijeve në Ngushticën e Hormuzit, duke theksuar se vendimi erdhi edhe pas kërkesës së Pakistanit dhe vendeve të tjera ndërmjetësuese.

Sipas tij, operacioni do të qëndrojë i pezulluar përkohësisht për t’i hapur rrugë negociatave, ndërsa bllokada ndaj porteve iraniane do të vazhdojë.

“Bazuar në kërkesën e Pakistanit dhe vendeve të tjera, bazuar në suksesin e jashtëzakonshëm ushtarak që kemi pasur gjatë fushatës kundër Iranit dhe, përveç kësaj, faktin se është bërë një përparim i madh drejt një marrëveshjeje të plotë dhe përfundimtare me përfaqësuesit e Iranit, ne kemi rënë dakord reciprokisht që, ndërsa bllokada do të mbetet në fuqi dhe efekt të plotë, Projekti Liri (lëvizja e anijeve përmes Ngushticës së Hormuzit) do të ndalet për një periudhë të shkurtër kohore për të parë nëse marrëveshja mund të finalizohet dhe nënshkruhet apo jo”, thotë Trump.

Ndërkohë, sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, deklaroi nga Shtëpia e Bardhë se ofensiva fillestare SHBA-Izrael ndaj Iranit, operacioni “Epic Fury”, ka përfunduar pasi ka arritur objektivat e saj, duke shtuar se Uashingtoni preferon një zgjidhje diplomatike.

Zhvillimet vijnë në një klimë të tensionuar në rajon, ku incidentet në Ngushticën e Hormuzit kanë shtuar pasigurinë për transportin global të energjisë dhe tregtinë ndërkombëtare.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

SHBA mes Izraelit dhe Iranit, Trump zbulon detaje nga telefonata me Netanyahun: E paralajmërova se…

Presidenti amerikan Donald Trump ka deklaruar në një bisedë telefonike për gazetarin Barak Ravid se kishte paralajmëruar kryeministrin izraelit për rreziqet e përshkallëzimit të konfliktit...
21:38 | 08/06/2026

Papa Leo në Spanjë, kërkon mbrojtje dhe integrim më të madh për emigrantët

Papa Leo XIV bëri thirrje të hënën për një qasje më humane dhe gjithëpërfshirëse ndaj emigrantëve dhe refugjatëve, gjatë një fjalimi para parlamentit spanjoll në...
21:27 | 08/06/2026

Prokurorët italianë nisin hetim ndaj ministrit izraelit, keqtrajtoi aktivistët e flotiljes humanitare

Prokurorët në Itali kanë hapur një hetim ndaj ministrit izraelit të Sigurisë Kombëtare, Itamar Ben-Gvir, lidhur me trajtimin e aktivistëve të një flotilje humanitare me...
21:22 | 08/06/2026