Barcelonë-Këln tashmë linjë direkte, kompania “Wizz Air’ shton avionin e pestë në Shqipëri

23 Qershor 2021 | 14:50

Nga data 31 korrik, kompania ajrore “Wizz Air” nis fluturimet direkte nga aeroporti “Nënë Tereza” drejt dy destinacioneve, Barcelonës dhe Këln-it, ndërsa në bazën e saj, ka shtuar avionin e pestë.

Pas prezantimit të dy destinacioneve të reja, drejtori Komercial i “Wizz Air”, George Michalopoulos, në fjalën e tij bëri të qartë objektivat për vitet e ardhshme.

“Jam i kënaqur të njoftoj stacionimin e një avioni të pestë në Tiranë dhe nisjen e dy rrugëve të reja për në Barcelonë dhe Këln. Në tre, katër vitet e ardhshme ne do ta dyfishojmë flotën tonë të bazës së Tiranës dhe ky zhvillim parashikon lëvizjen e rreth pesë milionë pasagjerëve me ‘Wizz Air’, destinacione të reja nga Tirana dhe standard të lartë shërbimi. Ky është një zhvillim i jashtëzakonshëm për Shqipërinë, për aeroportin dhe për ne”, u shpreh George Michalopoulos.

Ndërkohë, Shefi Ndërkombëtar i Aeroportit “Nënë Tereza”, Constantin von Alvensleben u shpreh se stacionimi i pesë aeroplanëve nga kjo kompani ajrore, tregon besim për aeroportin.

“Fakti që ‘Wizz Air’ stacionon pesë aeroplanë në Tiranë është një shenjë e madhe e besimit për këtë aeroport dhe rezultat i disa viteve bashkëpunimi të suksesshëm. Ky hap ofron një perspektivë të re për Shqipërinë duke e afruar vendin me Evropën. Jam i kënaqur të njoftoj angazhimin tonë për të vazhduar bashkëpunimin me ‘Wizz Air’ për një zhvillim thelbësor që do të mbështesë rimëkëmbjen ekonomike të Shqipërisë pas pandemisë dhe gjithashtu do t’u ofrojë konsumatorëve një gamë të gjerë destinacionesh të përballueshme, me çmime të ulëta”, tha ai.

I pranishëm në këtë takim ishte dhe ministri i Turizmit dhe Mjedisit, Blendi Klosi, i cili u shpreh se tashmë synimi është përmirësimi i shërbimeve.

“Duhet të kemi kujdes që në këtë vit të ruajmë cilësinë e shërbimit dhe standardin për të qenë konkurrues për pesë vitet e ardhshme në treg”, u shpreh z. Klosi.

Linja ajrore ka transportuar më shumë se 2 milionë pasagjerë nga dhe drejt Shqipërisë, që kur ka shkelur në tregun vendas.

 

LEXONI GJITHASHTU:

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Vritet një polic gjatë një operacioni në Maliq, plagoset një tjetër

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në zonën e Lozhanit, në Bashkinë e Maliqit, ku sipas informacioneve paraprake një efektiv policie ka humbur jetën dhe...
08:13 | 04/06/2026

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026